Mbi 150 priftërinj rusë ortodoksë i shkruajnë Putinit: Ndaloni luftën!

Kisha Ortodokse Ruse nuk devijon asnjëherë nga qendrimet zyrtare të Kremlinit, megjithatë, një numër në rritje priftërinj ortodoksë po nënshkruajnë një letër drejtuar Vladimir Putinit, ku e lusin që të ndalojë luftën.

Numri i nënshkruesve tani ka arritur në 272. Në 1 mars kjo shifër ishte 176 (150 nga të cilët priftërinj rusë).

Ata thonë se populli i Ukrainës duhet të vendosë vetë rrugën e historisë, jo nën kërcënimin e armëve apo presionit si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja. Letra shpreh dhimbjen për vuajtjet që “u janë imponuar në mënyrë të pamerituar vëllezërve dhe motrave në Ukrainë”.

Patriarku Kirill (në fotografinë lart) as nuk e ka firmosur letrën e as ka komentuar për të. Ai e ka mbështetur Putinin edhe në këtë rast. Priftërinjtë ortodoksë nuk para hyjnë në konflikt me qeveritë në Rusi. Ky është një “rebelim” i rrallë.

Letra u këshillon palëve që t’ia lënë Gjykimit të Fundit drejtësinë dhe të besojnë “ata që japin urdhëra vrasjesh” do të ndëshkohen jo me jetë, por me “vuajtje të përjetshme”.

“U bëjmë thirrje palëve kundërshtare për dialog, sepse dhuna nuk mund të jetë e vetmja alternativë”, thuhet në letër. “Lejojeni veten dhe ne që të hyjmë të gjithë në Lentën e Pashkës me besim dhe dashuri. Ndalojeni Luftën!”