Mbi 90 për qind e viktimave të koronavirusit në Kosovë ishin të pavaksinuar

Prishtinë, 30 gusht 2021 – Minsitria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se shumica e viktimave të koronavirusit që vdiqën të dielën nuk ishin vaksinuar kundër koronavirusit.

“Mbi 90 për qind të viktimave të regjistruara, fatkeqësisht, kanë qenë të pavaksinuar”, ka thënë Faik Hoti nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dielën u raportua për 36 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve paraprake. Kjo është shifra më e lartë e viktimave të koronavirusit brenda një dite.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të dielën “ditë të rëndë” për Kosovën dhe ka bërë thirrje për vaksinim kundër koronavuirusit

zbatimin e masave kundër koronaviirusit.

“Situata e sotme dramatike dëshmon edhe një herë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave, për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

(r.m.)

Comment

*