Mbijetesa e PD-së?!

Autori i shkrimit (majtas) në Presidencën e Rumanisë me Presidentin antikomunist të SH.T.Z Klaus Iohannis
Nga Nebil Çika
 
Argumenti i z. Basha në fushatën për rizgjedhjen kryetar i PD se : “Mbijetesa e PD nga të gjitha partitë politike simotra që u krijuan në Evropën komuniste pas renies së diktaturave eshte sukses”, nuk më duket e saktë . Këto parti j krijuan ose u kontrolluan nga komunistet në lindjen e tyre në një projekt global për të mbajtur në kontroll zhvillimet “demokratike “.
Mirëpo kombet e qytetëruara dhe me traditë demokratike nuk e hëngrën “sapunin për djathë “dhe krijuan partitë e tyre, realisht ,të djathta e antikomuniste dhe zhvillimet e tyre krahasuar me ne ,flasin vetë .
Rast tipik është Rumania.
Ata që vranë Çausheskun, ish ministra e drejtues se partisë së tij, morën pushtetin duke u paraqitur si “antikomunistë”. Por vetem pas një viti të qeverise post komuniste ,Rumunët u ngritën serish në një protestë epike ku një milonë njerëz qëndruan në rrugë në Bukuresht, në mes të dimrit në temperatura minus 15 gradë, deri sa rrëzuan qeverinë, duke sjellë në pushtet të djathtën antikomuniste .
Sot ministri që pushkatoi Çausheskun, ish ministri i fundit brendshëm i tij,është i dënuar si autor i krimeve të komunizmit ndërkohe që homologu i tij shqiptar, Gramoz Ruçi është kryetar Parlamenti, dhe për më tepër edhe me katër vota të PD .
Kështu ndodhi edhe në Poloni,Hungari, Çeki , Sllovaki,Bullgari etje . Sot ati janë vende të zhvilluara dhe anëtar të BE. Kam theksuar disa herë, ia kam kërkuar edhe z. Basha, publikisht dhe personalisht, ta zhvendos djathtas PD si e vetmja mundesi ,jo vetem e ardhjes në pushtet ,por edhe e vazhdimësisë politike të sajë. Këmbëngul që halli madh i PD është pamundësia e sajë për të përfaqsuar të djathtën dhe, me sa shoh nga retorika e garës për kryetar të sajë, askush nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Të djathtët në vendet ish komuniste janë promotorët e zhvilimit të këtyre vendeve . Midis tyre nuk ka vend për ish komuniste, autor të krimeve të komunizmit apo pinjollë,politikë gjenetikë të tyre. Këto vende kand ndërmarrë reforma të forta për shkëputjen nga e kaluara komuniste , dekomunistizimin, kanë kthyer pronat, janë orientuar nga shteti i të drejtes,mbrojnë interesat e tyre kombëtare etje.
Madje kanë përzënë edhe “komunistët” e rinj perëndimor Soros & co nga vendet e tyre .
E thënë thjesht partitë simotra të PD në Evropë ish komuniste janë shkrirë ose janë në nivele simbolike të aktivitetit politik, pasi elektorati, e djathta antikomuniste e këtyre vendeve, me nivel të lartë qytetarie, nuk ishin të gatshëm të rrinin tre mandate rresht në opozitë, apo edhe më keq , nuk ishim të gatshëm ta linin shtetin, qeverinë, parlamentin drejtësinë e sigurinë e tyre në duar të autorëve të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocid .
Ata nuk mund të pranonin një neodiktaturë ,siç po ndodh në Shqipëri. Ata vërtet kanë humbur partitë e para post komuniste por kanë krijuar të djathtën politike e ideologjike dhe përmes sajë kanë fituar lirinë , demokracinë, prosperitetin,shtetin e së drejtës dhe dinjitetin kombëtar. Ne kemi partine e parë post komuniste por asnjë nga këto të tjerat .
Ku është suksesi i pretenduar i mbijetesës se PD në këtë histori, se nuk mundem ta kuptoj dot ?!