Mbledhja e KS u ndërpre për pak kohë, pasi Rusia kërkoi që heqjen e flamurit të Kosovës

Nju Jork, 13 prill 2021 – Mbledhja online e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën është ndërprerë për disa çaste pak pasi është hapur.

Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitrij Poljanski, ka kërkuar që ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, ta heqë nga prapavija flamurin e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se disa vende anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, prandaj ministrja Gërvalla nuk mund të prezantohet në këtë organizatë me simbole shtetërore.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar e ka cilësuar të paarsyeshme kërkesën e Rusisë.

Megjithatë, takimi është mbyllur për disa çaste, por ka vazhduar përsëri ashtu siç kishte nisur, me flamurin e Kosovës në sfond të ministres Gërvalla, e cila nuk ka pranuar heqjen e  flamurit të shtetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviq, e ka cilësuar si “abuzim të papranueshëm” të formatit virtual të takimit, paraqitjen e zonjës përfaqësueses së Kosovës me flamurin e Kosovës.

“Abuzimet të tilla janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë Selakoviq,duke theksuar se kjo përbën shkelje të rregullave të Këshillit të Sigurimit.

(r.m.)

Comment

*