MBLEDHJE PËRKUJTIMORE NË NEW YORK NË NDERIM TË JETËS DHE VEPRËS SË SULEJMAN GASHIT, ZËRIT TË SHPRESËS

Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë,
Ju njoftojmë se të dielën, më 26 dhjetor 2021, nga ora 13:00 deri në 15:00 në Yonkers, NY, do të mbajmë një mbledhje përkujtimore në New York për ta nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit Sulejman Gashi, Zëri i Shpresës, atdhetari dhe gazetari emblematik.
Mbledhja përkujtimore, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të Sulejman Gashit, do të përfshijë fjalë rasti kushtuar jetës, veprës dhe personalitetit të tij nga zyrtarë amerikanë dhe nga atdheu, kolegë, gazetarë, miq dhe familjarë.
Do të respektohen masat e shëndetit publik kundër përhapjes së COVID-19.
Informatat për datën, kohën dhe vendin janë si në vijim:
Data: e diel, 26 dhejtor 2021
Koha: 13:00 deri në 15:00
Vendi: Royal Regency Hotel, 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710
 
Familja dhe miqt e Sulejman Gashit