Mbyllet pas 75 minutash takimi i ambasadorëve me Bashën

Ka zgjatur rreth 75 minuta takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.

Agjencia e lajmeve “BalkanWeb” raportoi se ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi. “Ardhja e ambasadorëve në selinë e PD, për të takuar Lulzim Bashën, është bërë me kërkesë të tyre. Po kështu burimet bëjnë me dije se u ofruan të vinin në përgjigje të disa zërave që thonë që ambasadorët mbështesin lëvizjen e Berishës”, raportoi agjencia.
 

Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 

Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.

 

 

 

P