McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë në Shqipëri

Tiranë, 21prill 2021 – Zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë vendimtare përdemokracinë në Shqipëri.

McAllister, gjatë një takimi online me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se përparimi i Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian varet nga reformat. Ai ka shprehur bindjen se Basha do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e shkallës së papunësinë, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

“Siç e dini, në Parlamentin Europian po E ndjekim nga afër situatën në Shqipëri. Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së, siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por, nga ana tjetër, Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë.

Ju e dini shumë mirë, i dashur Lulzim Basha, se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, ka thënë McAllister

Ndërsa Basha ka falënderuar drejtuesit e Partive Popullore Europiane për mbështetjen e Partisë Demokratie dhe të popullit shqiptar. Ndër të tjera, ai ka thënë se prioriteti i programit qeverisës të PD-së do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

(r.m.)

Comment

*