Më 1 qershor, Shqipëria e merr presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane EUSAIR

Tiranë, 11 maj 2021 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane, EUSAIR.

Ajo shprehu kënaqësinë që më 1 qershor Shqipëria do ta marrë presidencën e kësaj organizate përperiudhën 1-vjeçare.

Xhaçka e falënderoi presidencën sllovene për punën e bërë gjatë këtij viti dhe theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të çuar përpara të gjitha objektivat e Nismës Aadriko-Joniane EUSAIR. Ajo foli edhe për fokusin e Shqipërisë gjatë presidencës së kësaj nisme.

“Shqipëria beson në vijimësinë dhe nisur nga fakti se ndajmë gjerësisht të njëjtat përparësi dhe se nuk ka vizione dhe ide kontradiktore mes nesh, garantojmë se nisma do të bëhet dukshëm efikase. Ne do të përqendrohemi tek rinia dhe gjithëpërfshirja, tek kultura, turizmi, dixhitalizimi dhe do të punojmë për të forcuar marrëdhëniet me autoritetet lokale dhe rajonale dhe me rrjetet dhe shoqatat në rajonin e Adriatikut e Jonit”, tha ministrja Xhaçka në konferencën virtuale për shtyp, në përfundim të punimeve të ditës së parë të forumit.

Ditën e dytë të forumit do të bëhet kalimi i presidencës së ESUAIR nga Sllovenia tek Shqipërisë, të cilën Shqipëria do ta ushtrojë nga 1 qershori 2021.

Shqipëria e merr drejtimin e kësaj nisme pas presidencës nje-vjeçare të OSBE-së gjatë vitit të kaluar dhe presidencës 6 mujore të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, gjatë këtij viti.

(r.m.)

Comment

*