Me avionin e dytë në Rinas erdhën 95 afganë, mes tyre dy foshnje

Avioni erdhi direkt nga Kabuli në Rinas rrethmesnatën e së shtunës

Knid Ndrenika

95 afganë të tjerë mbërritën thuajse 30 minuta rreth mesnatës në zonën ushtarake të aeroportit të inasit me fluturimin me avion drejtpërdrejtë nga Kabuli.

Mes 95 afganëve sipas ministrisë së Jashtme, janë dy foshnje dhe ata u strehuan në Qytetitn “Studenti” në Tiranë.

Ata u pritën në Rinas nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim.

Brenda këtyre 2 orëve pritet edhe një tjetër avion me një numër ende të pathënë udhëtarësh afganë që do të strehohen në Shqipëri.

Deri tani janë strehuar 216 afganë në Shqipëri nga 4 miijë që priten gjithsej.

Rreth orës 3 e 20 të mëngjesit të 27 gushtit mbërritën 121 afganët e parë në Rinas.

Të gjithë u kontrolluan dhe iu morën ndihmën e parë për shërbimin mjekësor dhe u strehuan mandej në dy hotele në bregdetin e Durrësit.

Qeveria thotë se ka marrë masa për gjithçka, përpunimin e dokumentacionit, regjistrimin, kontrollet dhe kujdesin shëndetësor, paketat higjienike, për ushqimin, për transportin, për sigurinë e afganëve.

Afganëve të larguar pas rikthimit të talebanëve në pushtet iu garantua strehim 1-vjeçar, shërbim mjekësor, psikologjik dhe mbrojtje policore.