“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, në kujtim të 1.622 të pagjeturve në Kosovë

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Në Prishtinë është hapur ekspozita “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, në kujtim të 1.622 personave të pagjetur pas luftës në Kosovë.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka thënë se ekspozita shpreh gjendjen shpitërore të familjarëve të personave të pagjetur dhe synon të sensibilizojë institucionet vendore e ndërkombëtare që të bëjnë mëshumë  për ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

“Qëllim i ekspozitës është nderimi i atyre që tani nukjanë mesnesh, atyre që janë zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë, të bashkëndjejmë me familjet e tyre, por edhe të sensibilizojmë institucionet kompetente  për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur”, ka thënë Blakaj.

Eskpozita përbëhet nga dy hapësira.

Tërësia e parë ka karakter dokumentar. Ajo është vendosur në një tunel të improvizuar, ku shfaqen gjeneralitetet të personave të pagjetur.

 Tërësia e dy karakter sensibilizues. Në një  hapësirë plotësisht të errët janë vendosur 12 gurë të mëdhenj që duken si gurë varrezash dhe orë digjitale pranë tyre, të cilat e shenjojnë  kohën: ditët, orët, minutat dhe sekondat prej çastit aqë janë zhdukur të pagjeturit.

“Kështu, artistët kanë dashur të tregojnë se sa shumë zgjasin vuajtjet e pikëllimi i familjeve të personave të pagjetur”, ka thënë Blakaj.

Titulli i ekspozitës, “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, është shkëputur nga rrëfimi i bashkëshortes së një personi të pagjetur, e cila kishte thënë se më mirë do të ishte ta kishte një varr të bashkëshortit  të saj se sa të mos dinte asgjë për fatin e tij.

“Shumë prej familjarëve të personave të pagjetur, gjatë intervistave, kanë thënë se barra e dhembjes e pikëllimit do t’u dukej mëe lehtë, sikur të kishin varret e të dashurve të tyre mbi të cilët do të qanin e do të vendosnin lule në shenjë kujtimi”, është shprehur Blakaj.

Ekzpozita është organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Organizata mediale Kosova 2.0, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadës së Zvicrës  në Kosovë dhe komunës së Prishtinës.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Ekspozita ka marrë emrin nga një frazë e Kumrije JahmuratajtOrët digjitale paraqesin kohën e kaluar që nga zhdukja e personave

(r.m.)

Comment

*