“Më në fund jam me fëmijët”, shqiptari që u shpëtoi serbëve gjatë luftës së Kosovës rrëfen tmerrin e sulmit rus

Shqiptari nga Kosova që prej 30 vitesh jeton në Kiev rrëfeu këtë të mërkurë në tmerrin e përjetuar nga sulmi rus në Ukrainë.

Para 30 viteve ai shkoi në Kiev për shkak të krizës që pushtoi Kosovën gjatë luftës me Serbinë.

Bakiu tregoi se më në fund u bashkua me fëmijët e tij duke treguar gjithë peripecitë gjatë kaosit të krijuar në Ukrainë.

 “Jam larguar dy ditë pasi Rusia sulmoi Kievin. Shkova të shpëtoja fëmijët e mi. Patëm pengesa rrugëve me automjete. Ata nuk mundeshin të udhëtonin dhe sot jemi bashkë të gjithë. Edhe ata që janë qindra kilometra larg Kievit nuk mund të largohen se quhen diversantë, është izoluar vendi. Vullnetarët i kanë ndihmuar, janë fshehur në bodrume, po u dërgojnë edhe ushqime. Popull më të mirë, të urtë e të civilizuar nuk ka, nuk janë nacionalistë, janë shumë popullorë”, tha shqiptari. (Top Channel)