Më shumë se 700 mln Euro të ardhurat nga turizmi në Malin e Zi

Tashmë është e sigurt se të ardhurat e planifikuara nga turizmi në Mal të Zi do të arrijnë në rreth 700 milionë euro pas tremujorit të tretë, tha Sekretarja Shtetërore për Turizmin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Ivana Gjuroviq.

Ajo theksoi se shifrat e planifikuara për këtë vit tashmë janë tejkaluar.

“Të ardhurat buxhetore për 7 muajt e parë arrijnë në rreth 982 milion euro, që është rreth 100% e shumës së planifikuar,” tha Gjuroviq.

Ajo shtoi se sa i përket sezonit turistik ai i ka tejkaluar të gjithë parashikimet dhe se janë të kënaqur edhe me numrin aktual të mysafirëve.

“Sipas të dhënave nga pikat kufitare java e kaluar ishte në nivelin rreth 80% nga viti 2019.

Mund të jemi të kënaqur me vizitën aktuale dhe nëse koha do të jetë e mirë, turistë do të ketë edhe në periudhën në vijim”, tha Gjuroviq.

/TvTeuta/

Comment

*