Media greke: Ambasadori turk në Greqi përmend Çamërinë

Ambasadori turk në Athinë Kerim Uras nga Ankaraja.

Ambasadori turk në Athinë Kerim Uras nga Ankaraja.

 

Nga Ilir Ademi

Αmbasadori turk në Athinë Kerim Uras u gjend javën e kaluar në qytetin e Filatit dhe Pargës në Thesproti (Çamëri) i ftuar nga afaristi sipërmarrës Stelios Argyros, gjatë përurimit të një impianti të riciklimit në Filat.
Sipas Newsnow.gr u mësua se mënjanë inaugurimit, duke biseduar me një grup njerëzish ambasadori foli në lidhje me Çamërinë. Më konkretisht ai tha se “çamët shqiptarë e konsiderojnë e Çamërinë të tyren”. Bashkëbiseduesit e tij me sa duket për arsye mirësjelljeje, nuk guxuan ta vinin në “vendin” e tij ambasadorin. Mediat raportuan se ambasadori turk, megjithëse duket person i qetë, e formuloi idenë e tij si një pjesë e ideologjisë së Ankarasë.
Mediat greke u shprehën se këtë herë, për shkak të zgjedhjeve, nacionalistët shqiptarë të cilët mbështeten nga Turqia “janë tërbuar -për Thesprotinë/Çamërinë”. Më tej, ato shprehen se “kjo është një hipotezë dhe se konkluzionet janë të tuajat. Megjithatë, për të mirë a për të keqe z. Uras u ruajt me masa të larta nga policia greke”.
Gjithashtu para disa javëve mediat greke u alarmuan duke raportuar se pas arratisjes së mirë organizuar dhe të armatosur të burgut të Trikalës (Tërhallës), fshihej UÇK-ja. Sipas tyre, policia disponon fakte dhe duke u bazuar në taktikat e arratisjes, në mënyrën e organizimit, në betejën e ashpër, në mbulimin me dy fronteve zjarri luftarak, ku për pasojë mbetën të plagosur tre gardianë grekë, tregojnë se operacionin e organizoi UÇK-ja. Madje, këto media të cilat u referohen shërbimeve sekrete të shtetit dhe Asfalisë greke, thonë se, “sulmi i parë i armatosur i ushtarëve të UÇK-së në Greqi”, raportoi portali Albobserver.
Të dhënat e grumbulluara rreth përdorimit të saktë të bombave të dorës, të mbështetura nga breshëri armësh të personave që u arratisën dhe grupit që i priste nga jashtë burgut, si dhe kurthi i ngritur për të humbur gjurmët e makinës që ndihmoi në arratisjen e të burgosurve, për mediat greke përbën fakt të padiskutueshëm se grupi që ndihmoj në arratisje ishin anëtarë ose paraushtarakë të UÇK-së. Për më shumë se 45 minuta u zhvillua një betejë e vërtet lufte referon “Defence.gr” me gardianët e burgut, të cilët u zunë në befasi, ndërsa qetësia e organizatorëve dhe “dëshira” për të luftuar tregon se ishin paraushtarakë të stërvitur mirë.
Përpara Luftës së Parë Botërore (1914-1918), Greqia aneksoi disa rajone shqiptare me një popullsi prej 115.000 njerëzish, nga të cilat 35,000 i përkisnin rajoneve të Kosturit dhe Follorinës dhe 80,000 të Çamërisë. Pas konfliktit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, qeveritë greke dhe turke vendosën për të shkëmbyer popullsitë e huaja. Shqiptarët e rajoneve të cituar më sipër, pasi ata ishin të fesë myslimane, u konsideruan turq dhe u dëbuan nga grekët në disa pjesë të Anadollit (një numër i vogël i tyre arriti në Shqipëri).
Përveç fshatrave Konicë, Pleshavicë, Bellkamen dhe Lehovë, në rajonet e Kosturit dhe Follorinës mbetën më shqiptarë, ndërkohë, 25,000 Çamë më në jug luftuan për të qëndruar atje. Ata banonin në qytetet e Gumenicës, Margëllëçit, Filatit, Prevezës dhe Pargës.
Në qytetin e Ankarasë mendohet se jetojnë mbi 50,000 shqiptarë me origjinë nga Çamëria. Në muajin shkurt të këtij viti Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) organizoi komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi 90 vjet më parë, dhe krijuan në Izmir shoqatën e tyre për kulturë dhe bashkim, si dhe degën e shoqatës “Çamëria”. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi shprehu mirënjohjen ndaj këtij komuniteti, që, edhe pas gati një shekulli kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare. Idrizi tha se krijimi i degës së shoqatës Çameria në Izmir, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre, është një hap drejt bashkimit jo vetem të shqiptarëve te Çamerise për të ruajtur vlerat më të mira të identitetit kombëtar.
Sot, nëqoftëse shtojmë edhe numrin e shqiptarëve ortodoksë çamë për të cilët statistikat nuk ekzistojnë, numri i përfaqësuesve të kombësisë shqiptare arrin mbi 100.000 njerëz në Çamëri. Pa bërë analiza antropologjike, çamët janë shqiptarë, me gjuhë dhe gjak, pa ndonjë karakteristikë të veçantë dalluese nga bashkombasit e tyre në Shqipëri.

Burimet
http://www.telegrafi.com/lajme/mediat-greke-uck-ja-vepron-ne-greqi-2-30430.html
http://www.newsnow.gr/article/409341/ti-gyreve-o-tourkos-presveftis-stous-filiates-thesprotias.html http://www.inews.gr/12/proklisi-o-tourkos-presveftis-milise-gia-tsamouria-sti-thesprotia.htm

Comment

*