Medvegja – laboratori i projekteve serbe të pastrimit etnik

Mehmet PRISHTINA

Krejt Serbia e Jugut i ngjan një stacioni ikjeje për shqiptarët, si në kohët e vështira të golgotave shekullore. Beogradi po e realizon papengueshëm qëllimin për ta paraqitur Serbinë pa shqiptarë, si argument që do ta përdorte për të fuqizuar dhe kompenzuar pozitat e veta në Kosovë. Beogradit nuk i konvenon prania e shqiptarëve në Serbi, sepse me këtë do t’i ikte parimit të reciprocitetetit, të cilin Kosova edhe zyrtarisht po e kërkon në kuadër të procesit negocues në Bruksel.

Po intelektualët shqiptarë nga Serbia e Jugut, me banim në Kosovë, me cilat elaborate dhe platforma po iu drejtohen kancalarive ndëkombëtare për të dëshmuar se MEDVEGJA ËSHTË NJË LABORATOR I PROJEKTEVE SERBE PËR PASTRIM ETNIK.

Apo këtë punë ia kanë lënë vetëm Muharrem Salihut!

 

Muharrem Salihu, një afarist dhe politikan i shquar nga Medvegja, po mundohet të mësojë  diçka nga ndërmarrësi Shindler në filmin e famshëm (“Lista e Shindlerit”), frymëzuar nga genocidi nazist mbi hebrenjtë, për të krijuar lista shqiptarësh që duhen shpëtuar, që duhet të rikthehen në vatrat e tyre. Ai po mundohet ta bindë komunitetin ndërkombëtar se në një pjesë të Evropës, nazizmi vetëm fytyrën e ka ndërruar, pasi që ende funksionojnë dhëmbët e padukshëm kafshues të pastrimit etnik në Serbinë e Jugut, atje ku shqiptarët shpallen apatrid dhe të padëshirueshëm që të kthehen në vatrat  e tyre të lindjes. Tash së fundmi janë përjashtuar edhe prokurorët e fundit shqiptarë në Bujanoc, ndërkohë që Presheva i ngjan një stacioni të madh me njerëz që duan sa më parë ta braktisin vendlindjen e tyre, shkaku i paperspektivës së të rinjëve.

Krejt Serbia e Jugut i ngjan një stacioni ikjeje për shqiptarët, si në kohët e vështira të golgotave shekullore. Beogradi po e realizon papengueshëm qëllimin për ta paraqitur Serbinë pa shqiptarë, si argument që do ta përdorte për të fuqizuar dhe kompenzuar pozitat e veta në Kosovë. Beogradit nuk i konvenon prania e shqiptarëve në Serbi, sepse me këtë do t’i ikte parimit të reciprocitetetit, të cilin Kosova edhe zyrtarisht po e kërkon në kuadër të procesit negocues në Bruksel. 

Këto dhe arsyet tjera e kanë detyruar Muharrem Salihun që ditëve të fundit t’i drejtohet me një letër përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, teksa ky i fundit, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Esobar,  ndodhej në një vizitë disa ditore në Kosovë dhe në Serbi.

Për ta bërë sa më argumentues shqetësimin e tij mbi pozitën e mjerueshme të atyre pak shqiptarëve që kanë ngelur në Medvegjë si dhe për statusin gjithnjë e më degradues të shqiptarëve në Bujanoc e Preshevë, Muharrem Salihu në vëmendjen e Mirosllav Lajçakut sjell disa propozime konkrete që do të ishin zgjidhje afatgjate  e problemeve etnike në këtë pjesë të Ballkanit.

Fillimisht, Salihu propozon përfshirjen e statusit të shqiptarëve në Serbi, si pjesë e dialogut si dhe krijimin e një Rajoni me statut special që do të përfshinte 3 komuna (të rikrijuara si para vitit 1956 në ish Jugosllavi), sipas modelit italian të Friuli Venezia Giulia.

Si alternativë, Salihu sugjeron formimin e një  Zone të Lirë dy shtetëshe Europiane që do të përfshinte komunat e Malësisë së Gollakut (Gjilan, Kamenicë -KS, Banjë (e rikrijuar), Medvegjë, dhe ato të ashtuquajtura të Luginës së Preshevës -Srb), ose Propozimin e një Zone të Lirë Ndërkufitare tre shtetëshe Europiane që do të përfshinte 4 komunat shqiptare në Jug të Serbisë; komunën e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut, dhe komunat shqiptare kufitare me to.

Sipas Muharrem Salihut, për rrjedhojë pastaj do të duhej vendosja në këto zona e një legjislacioni unik tatimor e zhvillimor europian; administrimi tatimor dhe zhvillimor nga një trupë mikste ku shqiptarët, serbët dhe maqedonasit e veriut të jenë të përfaqësuar në mënyrë adekuate së bashku me administratorë perëndimorë që zgjidhen me konkurs…

Duke qenë e pjesë e AFEDS, organizatë e shoqërisë civile që nxit investimet në Jug të Serbisë, Muharrem Salihu propozon që ta ndryshojë gjendjen ekzistuese. Por me kusht që të flaket ekskluziviteti ekonomik serb, i frymëzuar nga ekskluziviteti etnik, domethënë përpjekja e komunitetit tjetër, atij serb, e shtetit serb, për të kontrolluar burimet natyrore, minerare, ujore, ekonomike, ndërkufitare duke përzënë shqiptarët, por edhe zgjidhjen e problemeve jo vetëm ekonomike.

 Cilat janë këto probleme jo vetëm ekonomike që duhet të adresohen, pyet Muharrem Salihu. Sipas tij privatizim i pabarabartë pa akses për shqiptarët; ngrirje e zhvillimit të minierave dhe pasurive të tjera; mungesë shkollimi adekuat në të gjithë nivelet; bllokim i njohjes së diplomave;, bllokim të kalimeve kufitare për të ngrirë shkëmbimet njerëzore si midis dy Koreve, bllokim i korridoreve të mëdha europiane që do duhej të kalonin aty, dhe si pasojë mungesë pajtimi ndëretnik etj, etj.

Në Prishtinë dhe në qytetet të tjera të Kosovës ndodhen dhjetëra inteklektualë shqiptarë nga Jugu i Serbisë, disa prej tyre profesorë universitarë dhe akademik, të cilët çuditërisht nuk po solidarizohen me Muharrem Salihun në senzibilizimin e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në këtë pjesë të Serbisë. Ende mungon një fushatë e fuqishme e këtyre intelektualëve, me të cilën do të adresoheshin shkencërisht e profesionalisht dhjetëra shkelje, padrejtësi e abuzime flagrante të regjimit serb kundër shqiptarëve në Serbinë e Jugut.

Deri kur Muharrem Salihu do të lihet i vetëm në këtë përpjekje titanike të tij për të rrëzuar murin e inderentizmit në një një pjesë të madhe të diplomacisë ndërkombëtare kundrejt çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve në Jug të Serbisë?!

Deri kur neglizhenca intelektuale do të vazhdojë të jetë bashkëfajtore për vuajtjet e viseve shqiptare që për çdo ditë po zbrazen?

Spastrimi i heshtur etnik nga ana e Serbisë po ndodhë edhe duke e pasur aleat heshtjen e turpshme të intelektualëve shumicë (jo të individëve) të kësaj ane!

Deri kur kështu?!

Kosova e fillim viteve nëntëdhjetë murin e heshtjes dhe indierencës diplomatike e theu perms intelektualëve të ndërgjegjshëm e largpamës. Trokitja në dyert e institucioneve të rëndësishme të Washingtonit dhe të qendrave vendimarrëse evropiane, nuk do të ndodhte sikur nga Kosova të mos udhëtonin delegacione të shumta intelektualësh, të cilët me platforma e elaborate ndryshuan perecptimin diplomatik ndërkombëtar mbi Kosovën.

Po intelektualët shqiptarë nga Serbia e Jugut, me banim në Kosovë, me cilat elaborate dhe platforma po iu drejtohen kancalarive ndëkombëtare për të dëshmuar se MEDVEGJA ËSHTË NJË LABORATOR I PROJEKTEVE SERBE PËR PASTRIM ETNIK.

Apo këtë punë ia kanë lënë vetëm Muharrem Salihut!