Memli Krasniqi: Kosova mburret me Thaçin e Veselin

Prishtinë, 4 korrik 2021 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë të Skenderajt, dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Kosova mburret me Thaçin e Veselin dhe e pret kthimin triumfues të tyre, sepse, siç është shprehur, lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastërt.

“Në Burojë dhe në Mitrovicë, në dy shtëpitë atdhetare që ishin frymëzim për çdo mendje e zemër patriotike, për t’i takuar prindërit dhe familjarët e dy liderëve tanë që shënuan historinë e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet-ndërtim, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka shkruar Krasniqi.

“Malli për djemtë e tyre, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, është i madh. Sytë e tyre e flasin këtë, ashtu siç balli i tyre e rrëfen një jetë të tërë me sakrifica. Por, krenaria për bijtë e tyre dhe për vlerat e tyre kombëtare – i mund të gjitha. Kosova mburret me ta dhe e pret kthimin e tyre triumfues, sepse e tillë ishte lufta për çlirim – e drejtë, e pastër dhe fitimtare”, ka thënë kreu i PDK-së.

Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i PDK-së të shtunën, në Konventën e jashtëzakonshme të partisë. Ai ishte kandidat i vetëm për kryetar.

May be an image of 2 people and people standingMay be an image of 3 people and people sittingMay be an image of 4 people, people standing and indoorMay be an image of 4 people, people sitting and indoor

(r.m.)

Comment

*