Mërgimtarët nga Amerika e mbështesin zhvillimin e Malësisë së Madhe

Brojë, Malësi e Madhe, 21 gusht 2022 – Në fshatin Brojë të Kelmendit, skajin më verior të Shqipërisë, banorët e Malësisë së Kelmendit u mblodhën të dielën për të nderuar bashkëvendasit e tyre, të emigruar ndër vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen.

Mes të tjerësh ata nderuan shqiptaro-amerikanin Tom Ruka, i arratisur gjatë viteve të diktaturës, për shkak të përndjekjes nga regjimi komunist, i cilime ardhjen e demokracisë kontribuoi financiarisht për ndërtimin e rrugës që e lidh fshatin Brojë me Tamarën, e gjatë 5  kilometra.

“Rruga në Brojë është bërë komplet nga një bashkëfshatar i yni që jeton në Amerikë. Ai ka dhënë një kontribut shumë të çmar për fshatin tonë, ku sot mund të mos kishte asnjë shtëpi, po të mos ishte ndëtuar rruga e makinës”, tha Kolë Gjini, banor i Brojës.

Në takimin e Brojës, mes shqiptaro-amerikanëve, ishte edhe djali i Tom Rukajt, Prela. Ai tha se mërgimtarët shqiptarë kanë mallë për Shqipërinë, të cilën e quan “vend i bekuar”.

This image has an empty alt attribute; its file name is Prele-Tom-Rukaj.jpg

Prelë Tomë Rukaj

“Kur ka ardhë baba me vizitu këtë vend na ka lindë dashnia për Shqipërinë, këtë vend të bekuem”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Skulptori Vasil Rakaj nga Broja prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka realizuar disa skulptura, si ajo e Nënës Terezë të vendosur në Nju Jork dhe Detroit. Në vendlindjen e tij, në Brojë, u zbulua një vepër e tij kushtuar dashurisë dhe kontributit të mërgimtarëve shqiptaro-amerikanë për vendlindjen. Ai tha se në veprën e tij shpreh “mallin për atdheun, dashurinë për njerëzit, për malet…”.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vasil-Rakaj-.jpg

Vasil Rakaj

“E zgjodha këtë motiv sipas  kërkesës së komunitetit të Brojës që të bëj një monument për kontributin e mërgimtarëve për fshatin”, tha ai.

Gjatë periudhës 50 vjeçare të diktaturës, një pjesë e banorëve të Malësisë së Madhe u detyruan të mërgojnë për shkak të përndjekjes nga regjimi. Pas rënies së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë në Shqipëri, të tjerë banorë të zonës u larguan për arsye ekonomike.

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, tha se në Amerikë tani jeton një komunitet jo i vogël i të mërguarve nga Malësia e Madhe dhe theksoi se ata vazhdojnë të kontribuojnë shumë për zhvillimin e vendlindjes.

This image has an empty alt attribute; its file name is Tonin-Marinaj.jpg

Tonin Marinaj

“Me ndihmën e diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bëërëë shumë  gjëra të rëndësishme qëkanë vlerë të madhe për komunitetin dhe për bashkinë Malësi e Madhe”, tha ai.

Gjatë stinës së verës në Malësinë e Madhe, sikurse në mbarë Shqipërinë, vijnë shumë mërgimtarë nga Amerika dhe nga kudo që  ata jetojnë e punojnë.

(Sipas Zërit të Amerikës)