Mesazh me tritol?

Anila Hoxha

50 kilograme tritol, numeruar ndryshe 33 kallepe te lidhur me njeri tjetrin, per fatin e bardhe te qytetareve shqiptare qe jetojne ne lagjen numer 14 ne Durres nuk shperthyen.
Do kishte ndodhur nje masaker ne Shkozet
Diten e djeshme, 3 persona te maskuar hyne ne biznesin e cimentos, lidhen me natriban rojen e nderteses ne fjale dhe per nje ore e gjysem instaluan gjithandej eksplozivin ne mase te konsiderueshme , qe nese do kishte eksploduar do kishte ndodhur nje masaker .
Cfaredo te kete ndodhur brenda atyre mureve dhe kushdo qe te jete i dyshuari, duhet urgjent te behet publike.
Kqyrja e vendngjarjes dhe rrefimi i rojes qe njoftoi menjehere policine mbasi arriti te zgjidhet , tregojne se autoret e paidentifikuar ende, e instaluan tritolin ne brendesi te objektit duke ndjekur nje plan qe e dine vecse ata .
Te zotet e biznesit ngrene supet.
Nuk munden te tregojne dot para prokurorise nese jane kercenuar, nese po paralajmerohen nga nje grup kriminal i caktuar ne Durres , apo eshte mirfilli nje shpwrthim qe nuk ndezi nga rastesia dhe fati. Asnjeri sdi apo sdo te thote se cilet mund te jene grupi i personave qe shtroi me eksploziv biznesin.
Nuk dihet ende dhe askush nuk mund ta thote saktesisht ne fazen ku gjenden hetimet, nese autoret qellimshem gabuan duke mos realizuar shperthimin dhe nese atje thjesht po linin nje mesazh me tritol qe e dine vetem ata, por edhe pala marrese.
Ajo qe dihet eshte se ne vendngjarje u gjeten 50 kilograme me tritol ! Qe nese do kishin ndezur , aty do kishte ndodhur nje kasaphane
Ekspertet xheniere kembengulin se fitili me gjatesi 50 metra distance nuk u ndez nga bateria e pamjaftueshme.
Megjithate ky eshte nje hamendesim. Forcat e rendit dhe sigurise jane ne kerkim te cfaredolloj kamere, targe dhe gjurme qe do ti coje tek ata tre te maskuarit qe vendosen 50 kilograme tritol . Nje sasi alarmuese apo jo?
 
 

Comment

*