Mesazhi i ambasadorëve të huaj: Mos e shisni votën, demokracia është e paçmueshme

Tiranë, 22 prill 2021 – Ambasadorët e disa shteteve perëndimorte në Tiranë u janë drejtuar qytetarëve shqiptarë me një video-mesazh lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën në Shqipërri.

Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasadorët e Suedisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Organizatës së Kombeve të Basgkuara, OSBE-së, Spanjës, Sllovenisë dhe Bullgarisë, u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos e falin as të mos e shesin votën e tyre. Ata theksojnë se demokracia është e paçmueshme, ndërsa vota e lirë e qytetarëve është guri themeltar i demokracisë.

“Së shpejti do të kemi zgjedhje këtu, në Shqipëri. Dhe zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme për demokracinë. Vota  jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Prandaj, ms e fal! Dhe mos e shit! Në ditën e votimeve,voto! Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit! Demokracia është e paçmueshme”, thuhet në mesazhin e almasadorëve”, tuhet në mesazhin e ambasadorëve.

https://www.facebook.com/watch/?v=868146480401570

Mesazhet kundër shit-blerjes së votave në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri vijnë njëkohësisht me raportimet se sekserët e shitjes dhe blerjes së votave janë vënë në veprim anembanë vendit.

Partitë politike opozitare akuzojnë Partinë  Socialiste se nëvënë në shërbim të tyre grupet kriminale që gëzojnë privilegje nga qeveria në largim.

Të mërkurën, në një shkëmmib zjarri midis mbështetesve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, në Elbasan, u vra një  qytetar dhe u plagosën katër qytetarë të tjerë. Në mesin e të plagosurve ishte edhe një efektive e policisë që gjendej afër vendit të ngjarjes. (r.m.)  

Comment

*