Meta: Ballkani i Hapur mënjanon Kosovën

Nga Maqedonia e Veriut, presidenti shqiptar Ilir Meta i ka kërkuar Bashkimit Europian që ta bëjë pjesë të saj Ballkanin Perëndimor, por të mos lejojë autokratët që të shantazhojnë njëri-tjetrin në rajon me politika të rrezikshme të së shkuarës. Për Kreun e Shtetit, Ballkani i Hapur nuk ka objektiva të paqartë, ndërsa menjanon Kosovën.

Presidenti Ilir Meta mendon që qetësia dhe siguria në rajon arrihet vetëm nëpërmjet vlerave europiane dhe jo me politika për ndryshimin e kufijve. 

Kreu i Shtetit i bëri thirrjeve Bashkimit Europian që të tregohet e kujdesshme me liderët e Ballkanit Perendimor, pasi po tentojnë të shantazhojnë stabilitetin e rajonit për interesa të pushtetit të tyre.

Sërish presidenti Meta i ka dalë kundër nismës Vuçiç-Rama-Zaev për Ballkanin e Hapur, pasi sipas tij është një projekt me objektiva të paqarta.

Meta nga Shkupi i bëri thirrjeve shqiptarëve që të përqafojnë standardet europiane dhe të bëhen faktor i qëndrueshmëm në Ballkan.

Presidenti nënvizoi se një shqetësim thelbësor për rajonin mbetet eksodi i të rinjve shqiptarë për të punuar dhe jetuar në Perëndim.oranews