Meta dekreton marrëveshjen Shqipëri – Britani e Madhe për transferimin e personave të dënuar

Tiranë, 24 dhjetor 2021 – Presidenti i Republikës, Meta, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Sipas Kreut te Shtetit, kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respketive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

“Kjo marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Sipas të dhënave statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1.580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social”, arsyeton Kreu i Shtetit.

(Panorama.al)

Comment

*