Meta dekreton ndryshimin e emërtimit, “Ura Vajgurore“ do të quhet “Dimal“

Tiranë, 1 prill 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekretuar ligjin nr. 34/2021 për ndryshimin e emërtimit të Urës Vajgurore.

Prej sot në vend të emërtimi “Ura Vajgurore“ do të përdoret emërtimi “Dimal“.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore ‘Bashkia Ura Vajgurore’ në ‘Bashkia Dimal’, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie. Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të Republikës.

(r.m.)