Meta e dënon njohjen nga Rusia të rajoneve separatiste të Ukrainës

Tiranë, 21 shkurt 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dënuar njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.

Në një postim në Facebook, Meta ka thwnw se sy akt unilateral është “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.

Ai ka  theksuar se Shqipëria wshtw nw krah tw partnerëve dhe aleatëve tw saj në mbështetje të Ukrainës.

Postimi i Ilir Metës:

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.  Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.

(r.m.)

Comment

*