Meta flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Prishtina deklaroi se rruga e integrimit europian është rruga më e mirë për shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se vetëm probleme e brendshme politike dhe mungesa e vullnetit të klasës politike për të përmbushur reformat ka penguar vendin drejt integrimit Europian.

Sa i përket rolit të Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, Meta tha se është mbështetje e dialogut dhe nxitja e bashkëpunimit brenda politikës në Kosovë që për një temë madhore të gjejnë gjuhë të përbashkët.

“Rruga e integrimit europian është rruga më e mirë për shqiptarët. Kush ka përfituar më shumë në rajon. Ne kemi përfituar duke qenë pak euforik…Por kemi humbur shumë kohë duke besuar se të tjerët do të mendonin për ne. Ne një popull 100% pro europian ende nuk i kemi çelur negociatat. Nuk kemi pasur asnjë problem serioz me fqinjët, por vetëm probleme të brendshme politike dhe mungesës së vullnetit të klasës politike për të përmbushur reformat. Për fat të keq kjo gjë ka ndodhur dhe vitet e fundit në Shqipëri mes mazhorancës dhe opozitës ku të dy lidershipeve duket i ka ardhur mirë ky proces , dhe ata që kanë paguar janë shqiptarët”, tha Meta.

 

 

Gjatë bashkëbisedimit me pedagogë e studentë, presidenti theksoi se vendi ka humbur shumë kohë sa i përket procesit të integrimit europian.

“Ne duhet të ishim shembull. Në Mali i Zi është një qeveri e ndryshme nga ajo që ka qenë më parë dhe shqiptarët kanë pasur një rol pozitivi. Edhe në rastin e Maqedonisë shqiptarët kanë qenë një faktor pozitiv. Çdo dalje nga kursi i integrimit europian çon ujë në mulli të tjetërkujt, ndaj është me rëndësi ti qëndrojmë parimeve gjithëpërfshirëse. Nuk ka zgjidhje duke pasur më pak serbë në Kosovë apo më pak shqiptarë në Serbi, zgjidhja është më shumë demokraci dhe të drejta. Kur politikanët dështojnë të mbajnë premtime për qeverisje më të mirë atëherë shkojnë tek kufijtë, shkojnë të nacionalizmi dhe në fund e paguan populli”, tha ai.

Presidenti Meta i pyetur për raportet e ftohta mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha se askush nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kosovës, apo të flasë në emër të Kosovës.

“Është për të ardhur keq që kemi humbur shumë kohë, edhe ju por edhe ne për të bërë shumë punë të mira që do ta kishin forcuar më tepër pozitën e Kosovës dhe Shqipërisë. Është vendimtare që Shqipëria dhe asnjë aktor në Shqipëri të mos ndërhyjë në punët e Kosovës. Askush nuk duhet të flasë në emër të Kovës. Detyrë madhore e Shqipërisë është bashkëpunojë për forcimin e marrëdhënieve. pra kërkohet një qasje e përgjegjshme. Nëse mohohen masakrat që përjetoi populli Kosovës,

(BalkanWeb)