Meta: Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë!

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes së autobusit, kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona e janë plagosur 7 të tjerë.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.
Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”!