Meta i kërkon prokurorisë verifikim figurie të secilit prej ministrave përpara se t’i dekretojë

Kryeministri Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Asamblenë Kombëtare, shpalli emrat e ministrave të qeverisë së re më 2 shtator.

Knid Ndrenika

Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.

Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Lindita Nikolla mori 79 vota pro dhe 4 kundër, si kryetare e Kuvendit në seancën konstituive më 10 shtator me dekret presidencial.

Kryeministri Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste në Asamblenë Kombëtare, shpalli emrat e ministrave të qeverisë së re më 2 shtator.

Ministrat e propozoar nga zoti Rama për qeverinë e re në mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit:

Ministra të rinj janë: I Drejtësisë, Ulsi Manja, Ekonomi-Financë, Delina Ibrahimi, Bujqësi, Frida Krifca, Mjedis-Turizëm, Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj.

Detyrat si ministra do t’i vazhdojnë te Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Mbrojtja, Niko Peleshi, i Brendshëm, Bledi Çuçi, Infrastrukturë-Energji, Belinda Balluku, Shëndetësi, Ogerta Manastirliu, Arsim-Sport, Evis Kushi, Kulturë, Elva Margariti dhe ministre Pa Portofol për Marrëdhënet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Janë krijuar edhe tri ministri Pa Portofol: për Sipërmarrjen, Edona Bilalli, për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe për Standarded, Milva Ekonomi.

Kryeministri, si kryetar i Partisë Socialiste në Asamblenë Kombëtare për më shumë se 60 minuta mbajti fjalën-analizë dhe i quajti “çakej”, “agallarë” dhe “të privilegjuar”, individët që sipas tij kanë përfituar apo anashkaluar detyrat.

Comment

*