Meta: “Italia është partner strategjik i Shqipërisë”

Romë, 2 nëntor 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Takimi është realizuar në margjina të Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″, në Romë.

Meta, në një postim në Facebook, ka theksuar se Italia është partner strategjik i Shqipërisë.

Ai ka shkruar se komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali është “urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

“🇦🇱🤝🇮🇹 Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.”, shkruan Meta.

(r.m.)

Comment

*