Meta: Ka skenar mafioz për të vjedhur votat

Tiranë, 13 prill 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar për vjedhjen e votes me atë të Dibrës.

Në një intervistë për “One Tv”, ai ka thënë sen jë grup njerëzish që dejtohen nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro po bëjnë përpjekje për të vjedhur votën.

Meta ka thënë se të gjithë ata që do të bëjnë një tentativë të tillë do ta marrin atë që meritojnë.

“Do të jem në Vlorë me 26 prill, pasi është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës. Është e faktuar. I kam informuar z. Bujar Leskaj dhe z. Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam, këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë. Ky grup kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetarë me kapuçe në kokë në Vlorë, sepse nëse do të ishte i vërtetë ky lajm edhe Luani do të ishte me kapuç në kokë. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, por që do marrin përgjigjen e merituar“, ka thënë Meta, transmeton OraNews.

(r.m.)

Comment

*