Meta kërkon uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Për presidentin Meta, ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit të Kosovës është njëherit baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë

Knid Ndrenika

Presidenti ilir meta thekson se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

Presidenti Meta me një mesaazh në fejsbuk kërkoi kapërcimin e tensioneve të krijuara nga reciprociteti me targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Meta kërkoi gjithashtu që Kosova dhe Serbia të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për presidentin Meta, ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit të Kosovës është njëherit baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Kryetari opozitar demokrat Lulzim Basha deklaroi se qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim të Kosovës për targat, zbulojnë qëllimet e vërteta të presidentit serb Aleksnadër Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të nismës së Novi Sadit.

Kryeministri Edi Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin me targat dhe kërkoi shmangien e ndodhive si me taksën 100 përqind të mallrave.