Meta: Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit është jokushtetues

Meta: Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit është jokushtetues

Tiranë, 18 maj 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me anjë të një shkrese drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpjegon arsyet përse Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij është në shkelje të kushtetutës.

Meta shkruan se ai nuk mund të shkarkohet pasi, siç argumenton ai, ky komision është ngritur në shkelje të Kushtetutës, të Ligjit dhe të Rregullores së Kuvendit. Sipas Metës, formimi i komisionit është “produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar”.

Presidenti Meta nuk u paraqit sot në komisionin hetimor që po e heton lidhur me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale, të cilat konsiderohen si kundërkushtetuese nga mazhoranca socialiste në Kuvend.

DISA NGA ARGUMENTET E PRESIDENTIT META:

Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që veprimtaria e institucionit që ju kryesoni të realizohet brenda kufijve që i përcakton Kushtetuta dhe ligji, si President i Republikës, ndihem i detyruar t`ju sjell në vëmendje se: 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 4 parashikon se:

“E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit dhe se Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.”

Formulimi i këtyre parimeve të shtetit të së drejtës në kushtetutën tonë, mbart njëkohësisht detyrimin se, për të zbatuar këto parime, nuk mund të përjashtohet askush, përfshirë dhe Kuvendin e Shqipërisë. 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 7, parashikon se:

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 65, pikat 1 dhe 4, parashikon se:

“1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur.

  1. Kuvendi nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditëpara mbarimit të mandatit të tij deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri, me përjashtim të rasteve të vendosjes së masave të jashtëzakonshme.” 
  2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 66, parashikon se:

“Mandati i Kuvendit zgjatet vetëm në rast lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. Kur Kuvendi është i shpërndarë, ai rithirret vetiu.” 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 75, pika 2, parashikon se:

Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve.” 

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, parashikon se:

“1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme.

  1. Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.
  2. Komisionet e hetimit veprojnë sipas procedurës së parashikuar me ligj.”
  3. Ndërsa neni 90, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parashikon se:

1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

  1. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
  2. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.”
  3. Bazuar edhe në këto parime e parashikime kushtetuese, Kuvendi ka hartuar e miratuar dhe ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”, ku në nenin 4 të tij ka parashikuar pikërisht ngritjen dhe funksionimin e komisioneve hetimore konform parimeve kushtetuese.
  4. Paraprakisht duhen evidentuar disa momente proceduriale që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë (A) së një komisioni hetimor në përgjithësi, dhe (B) një komisioni hetimor në veçanti, sipas kërkesës së nenit 112, të Rregullores së Kuvendit: 

A: Rregullat e përgjithshme për ushtrimin e veprimtarisë së një komisioni hetimor në përgjithësi, përcaktojnë se:

  • Komisionet e hetimit duhet të ngrihen dhe të veprojnë gjithnjë në respekt të parimeve kushtetuese dhe sipas procedurës së parashikuar me ligj.
  • Përfundimi i nxjerrë nga veprimtaria, gjithnjë e ligjshme e një komisioni hetimor, nuk është detyruese për gjykatat.
  • Kuvendi i Shqipërisë, për këtë qëllim ka miratuar ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, ligj ky që është referuar edhe në shkresat e sipërcituara, si mbështetje ligjore për kryerjen e njoftimeve.
    • Ligji nr. 8891/2002, parashikon në nenin 4, pika 6, se: “Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajvepara mbarimit të mandatit të Kuvendit.
    • Neni 8, pika 2, i ligjit nr. 8891/2002, parashikon se: “Vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë qëllimin e krijimit të komisionit, objektin e hetimit, numrin dhe anëtarët e tij, sipas përkatësisë politike,si dhe kryetarin e zëvendëskryetarin.”
    • Neni 9, i ligjit nr. 8891/2002, parashikon se:

“[…] 2. Komisioni përbëhet nga deputetë të partive të pozitës dhe të opozitës, në raporte sa më të afërta përfaqësimi, por diferenca të jetë jo më shumë se një anëtar.

  1. Kryetari i komisionit i takon atij grupimi politik, deputetët e të cilit janë nismëtarë të krijimit të komisionit. Në këtë rast zëvendëskryetari i takon grupimit tjetër.
  2. Emrat e deputetëve anëtarë të komisionit, raportet e përfaqësimit në komision, si dhe përkatësia politike e vendit të kryetarit dhe zëvendëskryetarit, diskutohen në Byronë e Kuvendit, të cilat i propozohen Kuvendit për miratim.
  3. Anëtarët e komisionit kanë të drejtë të tërhiqen nga komisioni në çdo kohë që ata e çmojnë të arsyeshme, me përjashtim të momentit kur komisioni do të marrë vendimin përfundimtar.
  4. Anëtarët e larguar zëvendësohen nga grupimi politik që ato përfaqësojnë, jo më vonë se 3 ditë nga data e deklarimit të tërheqjes së tyre. Anëtari i ri miratohet në seancën plenare më të parë të Kuvendit, me propozim të grupimit politik përkatës.
  5. Në rastet e mungesave të anëtarit të komisionit të hetimit, pa shkaqe të përligjura në më shumë se 3 mbledhje radhazi, komisioni vendos që të kërkojë zëvendësimin e tij në seancën plenare më të afërt të Kuvendit. Anëtari i ri ka të drejtë të njihet me përmbajtjen e të gjithë veprimtarisë së zhvilluar nga ana e komisionit.
  6. Kur një grupim politik tërheq anëtarët e tij nga komisioni,atëherë Kuvendi i zëvendëson ata me deputetë të tjerë. Në rast se anëtarët e tërhequr të komisionit i takojnë grupimit politik ku bëjnë pjesë nismëtarët e komisionit, Kuvendi vendos pushimin e veprimtarisë së mëtejshme të komisionit. […]”.
  • Neni 10, pika 1, e ligjit nr. 8891/2002, parashikon se: “Kryetari dhe zëvendëskryetari i komisionit drejtojnë të gjithë veprimtarinë e tij në përputhje me këtë ligj, si dhe me Rregulloren e Kuvendit. Në mungesë të kryetarit, detyrat e tij kryhen nga zëvendëskryetari.” 

B: Ndërsa një komision hetimor i posaçëm, si ai që mund të duhet të shqyrtojë një kërkesë të ngritur mbështetur në nenin 90/2, të Kushtetutës, sipas kërkesës së nenit 112, të Rregullores së Kuvendit:

5.4 Përveç parashikimeve të mësipërme, që gjejnë zbatim edhe për rastin që sanksionon neni 90, pika 2, e Kushtetutës (sipas nenit 3, pika 3, e ligjit nr. 8891/2002), kur bëhet fjalë për Kreun e Shtetit, Rregullorja e Kuvendit, në nenin 112 të saj, parashikon se:

“1. Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës për shkaqet e parashikuara në nenin 90, pika 2, të Kushtetutës. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë. Me paraqitjen e propozimit, Kryetari i Kuvendit vë menjëherë në dijeni Kuvendin dhe Presidentin e Republikës.

  1. Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëvei paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.
  2. Kuvendi zhvillon debat në seancë plenare jo më vonë se 7 ditënga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e në përputhje me kohën e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se Kuvendi rrëzon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e paraqitur, procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës ndërpritet. Kuvendi për të njëjtin motiv nuk mund të vendosë përsëri, edhe nëse kërkesa paraqitet nga një grup tjetër deputetësh. Në rast se Kuvendi pranon nëpërmjet votimit raportin dhe propozimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngre brenda 2 ditëve një komision hetimor për këtë çështje. Komisioni hetimor është i detyruar të thërrasë dhe të dëgjojë mendimin e Presidentit të Republikës në lidhje me propozimin e paraqitur. Në përfundim të hetimit, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar, nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
  3. Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Konferenca e Kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit, sipas nenit 48 të kësaj Rregulloreje. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij.
  4. Në rast se kërkohet shpallja e pamundësisë për të ushtruar detyrën e Presidentit të Republikës, komisioni hetimor cakton jo më pak se 5 mjekë, specialistë në fushën përkatëse mjekësore, për t’u shprehur për gjendjen shëndetësore të Presidentit të Republikës. Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga data e vërtetimit të pamundësisë.” 

Nisur nga kërkesat që sanksionojnë dispozitat e sipërcituara, ky Komision Hetimor, është ngritur në shkelje të Kushtetutës, ligjit, dhe Rregullores së Kuvendit, si produkt i një veprimtarie të tërë parlamentare fiktive, duke krijuar një strukturë hetimore që nuk ka tashmë as legjitimitet për të vepruar. Për më tepër: 

  1. Në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve iniciues; në asnjë paragraf të diskutimeve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut; në asnjë paragraf të secilit prej diskutimeve të Raportit të këtij komisioni në seancën plenare; në asnjë prej fjalëve të deputetëve të partisë së vetme që gjen përfaqësim në Kuvendin pa opozitë; nuk është arritur të artikulohet një dispozitë e vetme e Kushtetutës, qoftë dhe tërthorazi, e cila është shkelur apo dhe mund të justifikojë iniciativën konkrete partiake të ndërmarrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
  2. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, në datën 4 maj 2021, ora 13:17, është njohur me komunikimin e përcjellë në rrugë elektronike me lëndë: “Njoftim për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, datë 05.05.2021, ora 12:00”. 
  • I njëjti njoftim është administruar më pas edhe shkresërisht, kur përmes shkresës nr. 1081/3 prot., datë 4.5.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/3, datë 4.5.2021, e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me lëndë “Vënie në dijeni”, e që njësoj si komunikimi elektronik i sipërcituar, bën me dije se: “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të mblidhet për shqyrtimin e kësaj kërkese ditën e mërkurë, datë 05.05.2021, ora 12:00.” 
  • Në asnjë prej këtyre njoftimeve nuk jepej asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohej, apo çfarë kërkohejprej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
  • Pavarësisht mungesës së objektit të këtyre komunikimeve, që kishin natyrë thjesht njoftuese dhe aspak sqaruese apo parashtruese të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, me shkresën me nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, Institucioni i Presidentit të Republikës ka përcjellë veç të tjerave, edhe qëndrimin, e duke bërë njëkohësisht me dije se:

“[…] Presidenti i Republikës përgjatë gjithë veprimtarisë së Tij, me qëllim mbrojtjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese, ruajtjen e integritetit të këtij procesi zgjedhor, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, fakti, apo rrethane që lidhet me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor, apo që përbën krim zgjedhor.

Presidenti i Republikës, në mbrojtje të këtij procesi zgjedhor me qëllim vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit zgjedhor, ka denoncuar në organin e Prokurorisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, mbi 28 denoncime, ndërkohë që ka bashkëpunuar dhe ka informuar në mënyrë të vazhduar misionin e OSBE/ODIHR, trupin diplomatik në Tiranë, për të gjithë këto kallëzime, si dhe për problematikat e tjera, apo shkeljet e ligjit të shfaqura apo të konstatuara përgjatë procesit zgjedhor dhe fushatës elektorale.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka bashkëpunuar me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të sensibilizuar dhe për të garantuar se çdo fenomen negativ që përbën vepër penale apo shkelje të ligjit, të evidentohet, rregjistrohet, dhe hetohet brenda një afati të arsyeshëm.

Presidenti i Republikës, për çdo rast, fenonem apo ngjarje që tregonte për rritje të konfliktit, ka mbajtur qëndrime të prera, të menjëhershme, me qëllim normalizimin e situatës, dhe realizimin e një procesi zgjedhor sa më të qetë e në interes të qytetarëve shqiptarë.

Sa më sipër, dhe duke mbajtur në konsideratë volumin e informacionit që duhet diskutuar, Presidenti i Republikës, mbetet në pritje të reflektimit dhe përgjigjes suaj për sa më sipër, dhe është i gatshëm për t`u takuar, diskutuar e për t’u shprehur me Komisionin e Ligjeve edhe pse virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021, datë kjo që përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare.

Nëse ky ka qenë qëllimi i njoftimit tuaj, lutemi të na konfirmohet paraprakisht, orari i takimitnë rrugë shkresore dhe elektronike.”

  1. Presidenti i Republikës, në datën 5 maj 2021, ora 14:06, është njohur me komunikimin e përcjellë në rrugë elektronike me lëndë: “Njoftim për pjesëmarrje në seancë dëgjimore, ditën e enjte, datë 2021, ora 11:00.” 
  • I njëjti njoftim është administruar më pas edhe shkresërisht, kur përmes shkresës nr. 1081/6 prot., datë 5.5.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, është përcjellë shkresa me nr. prot. 1081/6, datë 5.5.2021, e Kryetarit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, me lëndë “Njoftim për pjesëmarrje në seancë dëgjimore”, e që njësoj si komunikimi elektronik i sipërcituar, bën me dije se, “[…] në zbatim të nenit 112, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 5.5.2021, vendosi që të zhvillojënjë seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ditën e enjte, datë 6.5.2021, ora 11:00.
  • Me shkresën me  1533/2, datë 6.5.2021,Institucioni i Presidentit të Republikës ka përcjellë qëndrimin, duke bërë me dije veçanërisht se:

“Procese apo nisma të kësaj natyre, megjithëse janë iniciuar përmes urdhrave politikë që synojnë  të shmangin vëmendjen nga parregullsitë që partia në pushtet ka shkaktuar në këtë proces zgjedhor, ju si Komisioni i Ligjeve, keni detyrimin që të qëndroni në lartësinë e detyrës që mbani, e që të kujdeseni që asnjë garanci dhe kërkesë e Kushtetutës dhe e ligjit të mos shkelet, por të respektohet.

Ky nxitim i Komisionit të Ligjeve, sidomos në këtë situatë pas realizimit të zgjedhjeve të 25 prillit, përveçse reflekton qartë se po realizon me urgjencë përmbushjen e porosisë politike për të krijuar një proces fiktiv për shmangien e vëmendjes nga gjendja reale post zgjedhore dhe zbardhja e krimeve zgjedhore, mbart dhe rrezikun evident për të konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore që natyrshëm, prodhojnë shpërdorim të veprimtarisë së deputetëve të Kuvendit, që për pasojë ka vetëm pavlefshmërinë e gjithë kësaj nisme fiktive.

Pikërisht rëndësia e kësaj çështjeje, duke ditur synimin siç më sipër cituam, kërkon reflektim dhe vlerësim të thelluar së pari nga ju, si dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë. Harku kohor prej më pak se 24 orësh, kurrësesi nuk mund të klasifikohet si “kohë e mjaftueshme”.

Rregullorja e Kuvendit (neni 112) ju njeh të drejtën për të kryer një vlerësim dhe të hartoni një raport brenda një harku kohor prej (15) pesëmbëdhjetë ditësh, afat i cili përfundon në datën 15 maj 2021.

Edhe për këtë arsye, nuk keni pse të nxitoheni për ta realizuar këtë proces brenda një dite, duke shkelur jo vetëm çdo normë në fuqi, por edhe duke “vendosur”, siç citoni në njoftimin tuaj, kur në fakt sipas nenit 112, pika 2, të Rregullores, jeni “të detyruar”.

Presidenti i Republikës, siç ju është bërë me dije edhe në shkresën tonë nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, edhe para se ju të shprehnit kërkesën në mënyrë eksplicite, ka shprehur gatishmërinë e tij për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me dhe në Komisionin e Ligjeve.

Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021.

Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtatshëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës!

Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi, edhe për proceset e integrimit të vonuar evropian të vendit.

Në funksion të transparencës, dhe nëse dëshironi  ta ndiqni, pasi do të bëhet publike, Presidenti i Republikës, pikërisht sot ditë e enjte, datë 6 maj 2021, do të presë në takime, për bisedime e takime zyrtare, protokollare, personalitete të larta të huaja, si:

  • Ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler;

dhe

  • Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor. 

Pikërisht nisur nga agjenda zyrtare dhe e ngjeshur e Presidentit të Republikës, si dhe duke marrë në konsideratë volumin e informacionit që mund dhe duhet diskutuar me Komisionin e Ligjeve, çështje këto që përfshijnë pyetjet, rastet, verifikimet dhe të dhënat, të cilat i kemi evidentuar në shkresën tonë nr. 1520/2 prot., datë 5.5.2021, dhe për të cilat kemi pritur reflektimin tuaj, kemi shprehur gatishmërinë e Presidentit për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me Komisionin e Ligjeve, qoftë dhe virtualisht nëpërmjet platformës CISCO-WEBEX, në datën 10 maj 2021.

Ndërsa zhvillimi i këtyre takimeve zyrtare protokollare shtetërore paraqitet me shumë rëndësi për Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pasi lidhet me marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Shqipërisë dhe procesin e integrimit evropian, akoma me më shumë rëndësi për anëtarët deputetë të Komisionit të Ligjeve, do të ishte që pavarësisht porosive misionare partiake të ngarkuara, të respektohej për çdo lloj nisme të ndërmarrë, procedura kushtetuese dhe ligjore.

Dhe kjo procedurë, që referohet edhe në dispozitën e Rregullores që vetë keni cituar në njoftimin e përcjellë, kërkon kohë të mjaftueshme. Ndërsa Presidenti i Republikës vlerëson se, nuk ka arsye të bëjë mbrojtje, për çështje që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mungesën e legjitimitetit të Kuvendit në këtë nismë, nga ana tjetër, lidhur me pretendimet partiake të ngritura, në funksion të transparencës me qytetarët e Shqipërisë, Presidenti i Republikës vlerëson se mund të japë informacione tepër interesante pikërisht mbi fenomenet e shfaqura në mënyrë të shëmtuar përgjatë këtij procesi zgjedhor.

Po në kuadër të trajtimit dhe hedhjes dritë mbi këto fenomene, nga shqyrtimi i shkresës tuaj nr. prot. 1081/6, datë 5. 5.2021, rezulton se, pyetjet e Kreut të Shtetit të përcjella me shkresën tonë  nr. prot. 1520/2, datë 5.5.2021, mbeten ende pa përgjigje.

(r.m.)