Meta: Kuvendi i Junikut – kontribut i rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë

Prishtinë, 23 maj 2022 – Presidenti i shqipërisë, Ilir Meta, e vlerësoi Kuvendin e Junikut si kontribut shumë të rëndësishëm për pavarësinën e Shqipërisë.

Në manifestimin e organizuar me rastin e 110 vjetorit të këtij kuvendi, të hënën, në Junik, Meta tha se në Kuvendin e Junikut ishte paraqitur platforma politike për çlirimin e Shqipërisë.  

“Shqiptarët krenohen me Kuvendin e Junikut, të atyre burrave të kombit tonë që para 110 viteve lëshuan thirrje për mbrojtje të trojeve shqiptare. Për 4 ditë e net, u diskutua dhe debatua, për bashkimin e një kryengritje të përbashkët në Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë. Në atë Kuvend, u lidh besa për çlirimin e trojeve shqiptare. Kuvendi i Junikut paraqiti platformën e pastër për çlirim. Treguesi i qartë ishin 12 pikat e programit të dalë nga Kuvendi i Junikut”, tha Meta.

“Kuvendi i Junikut i parapriu këtij projekti madhor, kombëtar dhe pati kontribut të rëndësishëm për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, theksoi ai.

Presidenti Meta tha se pjesënarrësit e Kuvendit të Junikut e kishin hartuar projektin më të rëndësishëm kombëtar dhe vlerësoi të arrituar esotme të Shqipërisë dhe të  Kosovës.  

“Sot pas 110 vitesh kemi shumë arsye, e të jemi mirënjohës atyre patriotëve që treguan në kohë të vështira largpamësi dhe i dhanë dritë një projekti të rëndësishëm kombëtar. I gëzohemi Shqipërisë si vend anëtar në NATO. Ne i gëzohemi më së shumti të sakrifikuarës së madhe 110 vjet më parë, Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, vend model. Ajo ecën e sigurt drejt integrimeve në institucionet ndërkombëtare”, tha ai.

Meta foli edhe për politikat aktuale të Shqipëri dhe në Kosovë dhe uroi që Kosova të pranohen anëtare në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë. Jemi për fqinjësi të mirë për fqinjët tanë, pa paragjykime. Po kështu kemi treguar se jemi të hapur me të tjerët, por edhe më të bashkuar me njëri-tjetrin. Ne ndodhemi para sfidave të mëdha, e ato sfida duhet t’i pranojmë. E përjetshme vepra e atdhetarëve tanë këtu në Kuvendin e Junikut. Rroftë populli shqiptar, suksese Kosovës dhe Këshillit të Evropës”, tha Meta.

(r.m.)