Meta: Largimi i të rinjve, plagë e madhe e Shqipërisë

Tiranë, 2 tetor 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ceremonisë së “Lutjes së mëngjesit” në Pogradec, dha disa mesazhe për qytetarët shqiptarë, ku foli për shpresë për një të ardhme më të mirë për vendin.

Meta tha se një ndër plagët më të mëdha të Shqipërisë sot është largimi i të rinjve nga vendi. Ai theksoi se të rinjtë shqiptarë mund të gjejnë jetë më të mirë jashtë ardheut, por atdheun e kanë vetëm në Shqipëri.

“Janë vlerat ato që do të na ndihmojnë për të kapërcyer vështirësitë aktuale dhje për të ndërtuar një shoqëri më të qëndrueshme dhe njerëzore. Teksa ndodhemi në Pogradec kujtojmë edhe fjalët e të madhit Lasgush Poradeci: Të gjithë marrin jetë prej flakës që ndrin”. Janë këto vlera që do të na ndrijnë të ardhmen. Në fund të fundit të rinjtë tanë mund të ikin kudo në gjithë botën dhe mund të gjejnë të mira materiale, por atdhe nuk gjejnë dot. Ai është këtu!”, tha Meta.

“Procesi i integrimit të vendit në BE kërkon që të kemi demokraci më të madhe institucionale, një shtet të së drejtës, ku respektohen të drejtat individuale dhe ku ruhet pasuria njerëzore. Vendi ynë po përballet me sfidën më të madh të largimit të rinisë, kjo është plagë e madhe sociale dhe është sfidë serioze për të ardhmen e vendit”, shtoi  ai.

“Të rinjve duhet t’u ofrojmë më shumë shpresë dhe të arsimuarve vende pune, për të sjellë progres për vendin tonë. Vlerat e demokracisë janë udhërrëfyes për vendin tonë. Vendimmarrje gjithëpërfshirëse, dhe drejtësi shoqërore, pasi ‘ka të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet’, thuhet te fjalët e urta. Sa i takon debatit, ‘mendimi i ri, truri i ri’ dua t’ju kujtojë se ne në Shqipëri kemi pasur përvojën e ‘njeriut të ri’ që na la pasojën katastrofike. Sa i takon debatit për lidershipin, do theksoja se lidershipi në radhë të parë kërkon kurajo, karakter, moral dhe forcë. S’mund të ushtrohet lehtësisht nga kushdo. Cilësia e parë për një lider është se nuk duhet të ketë frikë nga ndryshimi dhe se duhet të ndjekë rrugën e ndryshimit. S’duhet të ndjekë ndryshimin, por të bëjë shumicën drejt ndryshimit, t’i bindë ata”, theksoi Meta.

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Meta u lut për drejtësi për të gjithë qytetarët.

“Kam dhe një lutje që e kam përzemër, pasi kemi përvoja të tjera. Këtë e kam për të gjithë ju dhe për ata që vuajnë shumë në luftën e tyre të përditshme për çështje të drejta: Zoti i bekoftë vuajtjet e të gjithë njerëzve që luftojnë për të drejtat, pasi kjo i shërben të gjithëve!”, u shpreh Meta.

(r.m.)

Comment

*