Meta në Frascineto: Një nga katundet më të bukur arbëreshë të Kalabrisë!

Presidenti tha se në këtë katund arbëresh spikat mikpritja tradicionale shqiptare

Knid Ndrenika

Presidenti Ilir Meta po vazhdon vizitën tek arbëreshët në jugun e Italisë.

Ai qëndroi në Frascineto, për të cilin theksoi se është “një nga katundet më të bukur Arbëresh të Kalabrisë”.

Presidenti tha se në këtë katund arbëresh spikat mikpritja tradicionale shqiptare dhe se prej shekujsh trashëgohen gjuha, traditat, zakonet, veshjet, ritet fetare dhe kultura e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

“Mirënjohje Arbëreshëve tanë të dashur dhe autoritetet të larta vendore dhe rajonale për pritjen e veçantë, që më nderon”, shkruajti presidenti në fejsbuk.

“Të marrim forcë nga rrënjët tona shumë të forta, për të fituar të gjitha sfidat e së ardhmes!”-përfundon postimi i zotit Meta.