Metës në bashkinë arbëreshe Palazzo Adriano të Darenjve dhe Krispit

Presidenti Ilir Meta vazhon vizitë në territoret e arbëreshëve.
 
Ai tha se ndjente kënaqësi të vizitonte Bashkinë Palazzo Adriano, një qendër e rëndësishme arbëreshe në zemër të Siçilisë, ku traditat dhe zakonet e të parëve tanë ndërthuren aq bukur me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.
 
Presidenti theksoi se jo rastësisht kjo është vendlindja e personaliteteve të shquara si familja e Darenjve, nga Gavril Dara Plaku tek i biri Andrea dhe nipi i famshëm Gavril Dara i Riu, autori i veprës “Kënga e sprasme e Balës” ose familja Crispi, me Imzot Zef Crispi (Krispi), autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe, dhe me të nipin Francesco Crispi, politikani i shquar, ministër në Qeverinë e Zef Garibaldit dhe pastaj Kryeministër i Italisë së Bashkuar.
 
“Në takimin me autoritetet më të larta lokale dhe Kryebashkiakun, Nicola Granà theksova se mbështetur mbi këtë trashëgimi të vyer, nevojitet më tepër bashkëpunim mes bashkive arbëreshe dhe atyre shqiptare, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve mes nesh, veçanërisht në fushën e turizmit kulturor dhe historik”-tha zoti Meta.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 9 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 4 personaMund të jetë një imazh i 7 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Costumi tradizioni, bellezze naturali, uoghi antichi rimasti invariati nel tempo. Questa è Palazzo Adriano Sicilia" "Ia più bella piccola città della Tradizioni Arbèreshe a Palazzo Adriano (Pa) progetto:ils legge482/99"Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme