METUSH KRASNIQI SHPIRTI NJËSUES I REZISTENCËS KOMBËTARE

Në  35-vjetorit e vdekjes

Selatin Novosella. “Metush Krasniqi, personalitet integrues i Levizjës Kombëtare”. Prishtinë. 2012.

 

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia

Sot jemi të nderuar ne lypjanasit, që në mesin tonë kemi personalitete vepruese e krijuese, që me veprimtarine e tyre, të përjetuar e të mbajtur në kujtesë, gjitha ato ngjarje nga historia  jonë e gjysmës së dytë të shekullit 20-t. Përmbajtja e të cilave, ishte, jo vetëm e ndaluar, por me ligjet diskriminuese të sistemit komunist sllave, edhe e denueshme. Sot këtu po promovojmë veprën monografike, “Metush Krasniqi” (Personalitet integrues i Lëvizjes Kombëtare). Me të cilën, autori Selatin Novosella na solli në mesin tonë një personalitet, të cilin natyrshëm e pagëzoi personalitet integrues. Praktikisht, Metush Krasniqi e Adem Demaçi, përbëjnë formën dhe përmbajtjen vertebrore, të rezistencës kombëtare për liri, që nga NDSH-ja e deri te UCK-ja, kundër sunduesit okupues komunist jugosllav.
Të nderuar të pranishem. Cila ishte jeta dhe veprimtaria atdhetare  e Metush Krasniqit?  Ky vigan i atdhetarisë, u lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc. Mësimet e para  i mori, në rrethana të kohës, në gjuhën serbe në fshatin Hodonoc,  klasët tjera të shkollimit fillor i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe. Në vitin 1950, diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës, Ndërsa në vitin 1950-1951 filloi punën mësues në Shipashnicë. Atyre viteve i frymëzuar nga veprimtarët e NDSH, në Shipashnicë themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Autoritetet e kohës për çdo vit Metushit ia ndërronin vendin e punës, Metush Krasniqin e transferojnë nga Strezovci në Hogosht, e nga aty në Muçivërc. Në vitin shkollor 1955-1956 me vendimin e organeve arsimore të rrethit të Dardanës, shkolla 8 klasëshe e Muçivërcës bartet në Roganë, dhe për habi, po me atë vendim, Metushi emërohet drejtor shkolle. Kjo shkolle sot mban emrin e këtij atdhetari. Në vitin 1957 pas ndjekjeve e burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim, me një përkushtim të veçantë, vepron në organizimin e ilegalës. Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Ai edhe para gjykatës tregoi qëndrim të fort, “…kam shkruar e do të shkruaj e veproj për çdo padrejtësi, që mund ti behet popullit tim”. Pas daljes nga burgu Metushi kaloi disa vite në fshatin e lindjes. Më pas kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë. Në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë. Mirëpo 1972, me një vendim të KK të LKJ të Prishtinës, Metush Krasniqin dhe bashkëverprimtarin e Tij Isa Demaj, përkundër shumë kundërshtimeve të kolegëve, e sidomos nxënësve, i larguan nga puna. Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore e universitare në Kosovë, kishte një rreth të gjerë shokësh besnik, si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala, Hydajet Hyseni, Ilmi Ramadani, Kadri Zeka, Rexhep Elmazi, Zeqir Gërvalla, Sabri Novosella, Isa Demaj e shumë të tjerë. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin  atdhetar, si në shumë mjedise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e tij politike, arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u   zbulua dhe i shpëtoi arrestimit. Gjatë gjithë veprimtarisë atdhetare, Metushi karakterizohet me përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale, edhe pse ato karaterizoheshin për dallime e anësime ideologjike, por natyrshëm, të gjitha ideal kishin çlirimin  dhe bashkimin kombëtar. Vazhdimisht UDB, e përcillëte aktivitetin e verpimet politike të Metushit, më 4 nëntor 1981 arrestohet, dhe në mungesë të fakteve, pas katër muaj lirohet. Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset, kësaj radhe e burgosen për të fundmen herë, jo për ta dënuar me burg, por përfundimisht për ta eleminuar dhe mbytur fizikisht. Gjatë ditëve sa e mbajtën në burgje, nga disa shqipfolës, hiena që verbërisht i sherbenin okupuesit sllav, e torturojnë fizikisht e shpirtërisht në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje, UDB-a më 16 qershor 1986 e liron me të vetmen arsye, të vdes jashtë burgut, më 15 tetor 1986. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

Vepra monografike përmblidhet me nëntë kapituj me një lidhmëri kohërash, ngjarjesh e veprimesh të dhjetëra e qindra atdhetarëve Që nga NDSH me Gjon Sereqin, në vazhdimësi me veprimtarët intelektual atdhetarë të pëcaktuar dhe të ngritur politikisht e kombëtarisht, si,  Kadri Halimi, Ali Aliu e Ismail Dumshi, me veprimtarët e 1968 dhe të1981, me Isuf Gërvallën e deri te Zëri i Pushkës, dal si prej legjende, e Adem Jasharit dhe ushtarëve të lirisë, që sollën pavarësinë e Republikë së Kosovës. Në kapitullin e parë flitet për Metushin familjar dhe kontributin shembullor në lëmin e arsimit dhe edukimit. Në kapitullin e dytë për themelimin e Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë. Në kapitullin e tretë për vazhdimësinë e veprimtarisë atdhetare për çlirim e bashkim kombëtar. Në kapitullin e katërt për “Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 edhe në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Sabri Novosellën, Ramadan Pllanen e Shefqet Jasharin. Në komunën e Lypjanit,më ngushtë në QAMO, pas vitit 1975 ishte punuar në drejtim te verpimtarisë kombëtare, dhe ky vit gjeti të rinj mësimdhënës në shkolla të mesme, rini studentore e shkollor qe ishin te gatshem per veprime pavaresisht sakrifices. Kështu në këtë trevë komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Ky Komitet veproi në shtrirjen e Levizjes edhe në Ferizaj e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë të devotshëm, të cilët kishin dhënë prova e deshmi, se janë të gatshëm për verpim, si, Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Muhamet Ademi, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Në kapitullin e pestë vendimi i pushtetit jugosllav për likuidimin fizik të Metush Krasniqit. Në kapitullin e shtatë Metush Krasniqi në kujtimet e familjarëve dhe të miqve.
Në kapitullin e tetë shkruhet për vlerësimin e veprës së Metush Krasniqit. Ndërsa, në kapitullin e nëntë e të fundit, paraqiten dokumente nga gjykimet e tij në gjykatat jugosllave.
Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë kryeveprimtarët, Kryrkomandatet e Gjeneralët prijetarë t
ë Levizjes sonë Ilegale e gjysmilegales kombëtare, që me shembullin e tyre të veprimit, për dekada të okupimit komuniste sllav kanë frymezuar e inspiruar e breze atdhetarësh në të gjitha mjediset e rrethanat kohore. Këto dy personalitete janë Lëvizje dhe program politik, që tejkalojnë kohën dhe ideologjitë. Për këto vlera të lavdishme nga tradita jonë kombëtare, tash dhe në të ardhmen, obligohen studiuesit e historisë, që patjeter ta plotësojnë historinë shqiptare, e cila pa veprimtarinë e Lëvizjes nuk është e plotë dhe reale. Metushi në rrafshin prindëror është shembulli i atësisë, në aspektin arsimor tejkalon parashikimet, kurse në atë të atdhetarisë është i pa arritshëm. Veprimtaria dhe qëndrimi i Tij, mbeten përmendore e krenarisë sonë kombëtare. Metushi, tashmë i shpallur HERO i Kosovë, me fjalët e Tij amanet; then Zeqir Gervalles, kur ishte i sëmuar rëndë ”Liria do të na ringjallë në parajsën tonë, Në Kosovën tonë. Në Mëmëdheun tonë të bashkuar e të lirë. Me Shqipërinë Mëmë”. Eshtë edhe sot e gjithomonë, Amanet që obligon ti përmbahemi, sot dhe në të ardhmen, në çdo kohë e rrethanë. Autori, Novosella me veprimtarinë e Tij hulumtuese të studiuar e të publikuar deri sot, ka pasuruar vlera historike e kombëtare nga të cilat studiuesit e historisë, publicistikes e kulturës shqiptare, do të gjejnë burime mbështetëse, nga të fillojnë studimet e reja. Në këtë rast i falënderohemi që na dhurojë këtë thesar vlerash, Selatinit i urojmë shëndet e mbarësi në veprimtarinë e mëtejshme.

 Lavdi Jetës dhe veprës së Metush Krasniqit dhe gjithë veprimtarëve atdhetarë, Lavdi Dëshmorëve e Martirëve. Nderim luftëtarëve të Lirisë.

Comment

*