Mike Jackson: Nuk mund të përjashtohet rreziku që konflikti në Ukrainë të nxisë Luftën e Tretë Botërore

Londër, 21mars 2022 – Gjenerali britanik në pension, Sir Mike Jackson, ka thënë se invazioni i Rusisë në Ukrainë e ka futur botën në një “territor të pashkelur”.

Sir Mike ka thënë se veprimet e Moskës janë paralajmërim se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është rritur.

Duke folur për GB News, gjenerali Jackson është pyetur nëse mendon se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë mund të eskalojë në luftë të Tretë Botërore.

“Nuk mund ta përjashtoj. Është e vështirë të thuhet”, ka thënë Jackson, 77-vjeçar.

“Situata është shumë delikate në kuptimin perëndim-lindje dhe të ardhmen e saj. Është një territor i pashkelur. Falë zotit nuk kemi parë përdorim të armëve bërthamore që nga viti 1945”, ka thënë gjenerali i pensionuar britanik.

“Por, sinqerisht, nuk mund ta them me bindje se mund t’i mbijetojmë një shekulli tjetër pa përdorimin e tyre”, ka shtuar ai.

Gjenerali Mike Jackson ka qenë komandanti i parë i forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR. A e ka udhëhequr forcat e NATO-s edhe gjatë ndërhyrjes ushtarake në Irak, në vitin 2003.

(r.m.)