Milena Popoviq do të dëshmojë në gjyqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Beograd, 18 korrik 2021 – Milena Popoviq, deputete në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se megjithatë ajo është ftuar sidëshmitare në procesin gjyqësor lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, bashkëshortit të saj pa kurorë.

Popoviq ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve Beta se avokatët që po marrin pjesë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Prishtinë e kanë njoftuar se ajo gjendet në listën e dëshmitarëve në këtë proces.  

Ajo ka thënë se do të kërkojë që në listën e personave të dëmtuar nga vrasja e Ivanoviqit të futet edhe djali i saj.

“Me që janë të dëmtuar vetëm Marina, ish-bashkëshortja e Ivanoviqit, dhe fjali i tyre më i madh,Nikolla, avokatët mëkanë sugjeruar të bëj kërkesë që nëlistën e të dëmtuarve të futet e djali im, Bogdani, sepse ai ka të drejtë ligjore,dhe unë do ta bëj këtë”,është shprehur Popoviq.

Procesi gjyqësor për vrasjen e liderit të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, kafilluar më 6 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

6 persona akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vrasjene Ivanoviqit: Marko Roshiq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq.

I dyshuar kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është nënkryetari i partisë kryesore serbe në Kosovë, Listës Serbe, Milan Radojçiq. Ai dyshohet si urdhërdhënës i vrasjes.

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kishte lëshuar fletarrest për Radojçiqin, i cili ishte arratisur nga Kosova dhe kishte shkuar në Serbi. Por, pakkohë më parë, fletarresti ndaj tij është tërhequr. Arsyet e tërheqjes nuk janë publikuar, ndonëse dyshimet se Radojçiqi ka qenë urdhërdhënës për vrasjen e Ivanoviqit nuk janë shuar.

Milan Radojçiq është njër ndër figurat më kontraverse të komunitetit serb në Kosovë, sidomosnë  pjesën veriore të banuar me shumicë serbe. Ai konsiderohet si kreu i krimitn të organizuar në veri të Kosovës.

Rajojçiq është shumë i afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Për këtë arsye dyshohet se flketarrestindaj tij është tërhequr pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Vuçiqin.

Oliver Ivanoviq është vrarë pranë selisë së partisë së tij, në Mtrovicën Veriore, më 16 janar 2018, pak kohë para zgjedhjeve lokale. Ai ishte kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore.

(r.m.)

Comment

*