M.i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon bashkëpunim me opozitën për zgjatjen deri në fund të “Vetting”-ut, reforma në top-listë

“Në paraqitjen e programit të qeverisë ‘Rama 3’, reforma në drejtësi dhe konsolidimi i këtij sistemi dot ë vazhdojë që të jetë në top-listën e prioriteteve. Mandati i organeve të vettingut është mandat kushtetues. Kushtetuta e ka përcaktuar që 3 organet e vettingut të kenë mandatet e tyre kushtetuese. Mandati i organeve të vettingut mbaron më 17 qershor. Nga 801 subjekte për t’u vlerësuar 431 subjekte të vetuara mbeten në proces 370 subjekte. Ne do të kërkojmë ehe konsensusin e opozitës që mandati i KPK dhe i Komisionerëve Publike të zgjatët deri në përfundim të procesit të vettingut. Është mandat kushtetues dhe zgjatja e mandatit kërkon ndërhyrje në Kushtetutë.”, tha Manja.