“Mini-Shengeni” ballkanik riemërtohet “Open Balkan”

Shkup, 29 korrik 2021 – Nismës për bashkëpunimin rajonal që  ishte pagëzuar “mini-Shengeni” ballkanik sot është pagëzuar me njëe mër të ri.

Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev – janë marrë vesh që kjo nismë të pagëzohet “Open Balkan” (Ballkani i hapur).

Vendimi për riemërtimin e nismës për bashkëpunim rajonal është marrë në takimin e liderëve të këtyre tri vendeve që u zhvillua të enjten në Shkup, në kuadër të Forumit për Bashkëpunim Rajonal.

Nisma “Open Balkan”, e cila ishte iniciuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është përkrahur  fillimisht nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e pastaj edhe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vuçiq, Rama dhe Zaev u kanë bërë thirrje vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkangjiten kësaj nisme, duke e cilësuar atë me interes për të gjitha vendet e rajonit.

Udhëheqësit e Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, ndonëse kanë shprehur rezerva ndaj kësaj nisme, ndërsa udhëheqja e Kosovës e ka kundërshtuar kategorikisht pjesëmarrjen e saj në këtë nismë.  Kundërshtari më i madh i kësaj nismeështë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e konsideron atë të dëshmshme për Kosovën dhe për procesin e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

(r.m.)