Ministri austriak Linart: Domosdoshmëri hapja e bisedimeve BE-Shqipëri

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka theksoi se vizita e zotit Linart ishte tregues i vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit

Knid Ndrenika

Ministri Federal austriak për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mikale Linart (Michael Linhart) tha se hapja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian është domosdoshmëri.

Zot Linart u prit në Tiranë dhe mandej dolën bashkarisht në konferemncë për gazetarë, nga ministrja e Jashtme, Olta Xhacka.

“Shqipëria i përket Evropës si nga ana kulturore dhe ajo ekonomike dhe i ka bërë me sukses detyrat e shtëpisë. Hapja e bisedimeve me BE-në janë të një domosdoshmërie. Tashmë duhet të futet në korsinë e shtetit dhe mos të lihen në një korsi dytësore”-tha ministri Linart.

Ai theksoi se Austria dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të ftohen edhe në mbledhjet e Këshillit, pasi duhet të flasësh jo vetëm për Ballkanin, por edhe për vendet e Ballkanit.

“Kjo, – vijoi ministri austriak, – realizohet duke kryer samite të përbashkëta. Sidomos rinisë kemi për detyrë t’i ofrojmë kushtet për një Evropë të sigurt edhe për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor”.

Ministrja Xhaçka theksoi se vizita e zotit Linart ishte tregues i vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Ajo theksoi gjithashtu se Austria ka kontribut të konsiderueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, mirënjohës për mbështetjen e këtij shteti.

“Përforcimi i angazhimit të Bashkimit Europian dhe bashkëpunimin politik me Ballkanin Perëndimor është i domosdoshëm. Shqipëria ka bërë përpjekje të qenësishme për implementimin e disa reformave të rëndësishme”-tha zonja Xhaçka.

Sipas ministres Xhaçka, rigjallërimi i perspektivës së integrimit të rajonit, inkurajues për vazhdimin e reformave dhe forcimin e stabilitetit.