Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi

Prishtinë, 16 maj 2021 – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Kosovës e ka vlerësuar të drejtë reagimin e Izraelit pas sulmeve me raketa të kryera nga grupi miltant palestinez Hamas.

MPJ ka shprehur dhembje e pikëllim për viktimat e sulmeve nga të dyja palët dhe katheksuar se Hamasi i po mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij.

MPJ u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të përmbahen, të ndërprejnë dhunën dhe të kërkojnë zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Izraeli, sikurse  çdo shtet, e ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet  kundër 2.000 raketave të shkrepura ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili po i mban peng të luftës së tij civilët palestinezë. Ne shprehim piksëllim për të gjitha viktimat. Kërkojmë përmbajtje, ndërprerje të dhunës dhe bëjmë thirrje për zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e MPJ të Kosovës në Twitter.

Ky është reagimi i parë zyrtar i shtetit të Kosovës lidhur me përshkallëzimin e dhunës mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit pasoi tensionet disa javore në Jerusalemin Lindor, të cilat kulmuan me përleshje në kuartin rreth xhamisë “Al-Aksa”. Grupi militant palestinez Hamas ka shkrepur rreth 2 mijë raketa ndaj objektivave të ndryshme në Izrael, ndërsa ushtria izraelite iu  kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe artilerike.

Sipas zyrtarëve palestinezë, në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 148 civilë, përfshirë 41 fëmijë.

Ndërkaq Izraeli ka raportuar për 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyjapalëve që t’i japin fund konfliktit dhe të gjejnënjë zgjidhje paqësore për konflitktin.

Liderët e Organizatës Botërore Islamike janë takuar me urgjencë të dielën, për të diskutuar për situatën në Gaza. 

Edhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë  për zhvillimet në Gaza, në një takim që do të zhvillohet të dielën në Mbrëmje.

(r.m.)

One Response to “Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti says:

    Ngushellimet e mia te gjithe familjeve palestineze dhe izraelite per humbjen e te dashtunve te tyne. Sigurisht, Izareli ka te drejte te mbrohet; por e njajta e drejte vlen edhe per palestinezet. Ma ne fund,kriza u krijue nga ekstremistet izraelite qe u perpoqen me debue nga banesat e tune popullsine palestineze ne Jerusalem. Vetem drejtesia do te na shpetoje!

Comment

*