Ministrja serbe: Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë

Beograd, 11 qershor 2021 – “Kosova do të mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, edhe pas ndryshimeve kushtetuese”, tha të premten ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviq.

Preambula e Kushtetutës aktuale të Serbisë, e cila është miratuar në vitin 2006, e përcakton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë”.

Më 7 qershor, Kuvendi i Serbisë ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimin e pjesës së Kushtetutës që ka të bëjë mesistemin e drejtësisë.

Me ndryshimet e propozuara kushtetuese, gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të zgjidhen më nga Parlamenti i Serbisë, por nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga Këshilli i Lartë Prokurorial.

Popoviq tha për mediat serbe se ndryshimi i Kushtetutës – në pjesën për drejtësimë – është më i rëndësishmi për fushën e sundimit të ligjit.

Serbisë i është rekomanduar harmonizimi i legjislacionit të brendshëm me atë evropian, në rrugën e saj të integrimit në BE.

Përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Serbisë kanë votuar kundër propozimit për ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka thënë se i gjithë legjislacioni i brendshëm duhet të harmonizohet me atë evropian, përfshirë Kapitullin 35, i cili u referohet marrëdhënieve me vendet fqinje,përfshirë Kosovën.

(r.m.)

Comment

*