Miratohet nga komisioni Projekt-ligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Prishtinë, 28 shtator 2021 – Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes i ka rekomanduar Kuvendit ta miratojë në parim Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Miratimi i këtij do t’i hapë rrugë pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë në operacione paqesore jashtë vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë shprehur vazhdimisht gatishmërinë për  dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së  Kosovës më misionet paqesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s.

Deri më tani, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë kanë shkuar jashtë vendit vetëm në raste të emergjencave, sinë raste tërmetesh, zjarresh apo përmbytjesh.

(r.m.)

Comment

*