“Mirësevini në Tiranë”, UEFA promovon ndeshjen finale të Ligës së Konferencës (VIDEO)

Faqja zyrtare e UEFA-s për Ligën e Konferencës ka postuar të hënën në Twitter një videospot nga Tirana, ku do të zhvillohet ndeshja finale për kuptën e Ligës së Konferencës, ndërmjet Romës dhe Fejenordit.

Në video-spot shfaqen disa nga pjesët dhe objektet kryesore të kryeqytetit shqiptare, me kupën e ekspozuar në stadiumin “Air Albania”.

“Mirësevini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Ngritni duart lart, nëse dëshironi të jeni në finale.”, thuhet në postim.

Ndeshja Roma – Fejenord zhvillohet të mërkurën, më 25 maj.

(r.m.)