Momenti i arrestimit të Dardan Krivaqës

Arrestohet i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O në Ferizaj, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i policisë së Kosovës.

 “Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, M.O, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt, raportoi RTK.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Krivaqa, emër i njohur për policinë ishte në kërkim tash e dy ditë.

Varrimi i të ndjerës, M.O do të bëhet sot, ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar të ju tregonte për telashet që i kishin pasur.