Montgomery: Druaj se në Ballkan mund të ketë konflikte të reja

Uashington, 7 tetor 2021 – William Montgomery, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci dhe në Bullgari, ka shprehur frikën se në Ballkan mund të ketë konflikte të reja, sepse, siç ka thënë ai, “asnjë problem në vendet e Ballkanit nuk është zgjidhur”.

“… nuk besoj se ato vende mund t’i zgjidhin çështjet që i shqetësojnë. Ndjenjat nga të gjitha anët janë aq të pashpresa sa nuk shoh zgjidhje”, ka thënë Montgomery në Radio Televizionin Kroat.

Ai ka thënë se vendet e rajonit kanë nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

“Unë mendoj se njerëzit këtu janë disi prapa në pikëpamjen e tyre për vendet e tjera evropiane. Ne nuk duhet të harrojmë se Gjermania dhe Franca ishin në luftë me shekuj dhe u ndalën vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të ndodhë edhe me këtë rajon. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se kjo do të kërkojë kryesisht ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse ky rajon nuk mund të ketë sukses i vetëm. Ai ka nevojë për mbështetjen e plotë të Perëndimit, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së që këto ndryshime të ndodhin në kohë”, është shprehur Montgomery.

(r.m.)

Comment

*