Moska e akuzon Prishtinën për tensionet në veri të Kosovës

Moskë, 28 shtator 2021 – Moska kathënë se situata në veri të Kosovës vazhdon të përkeqësohet më shumë dhe i akuzoi autoritetet e Kosovës se kanë ndërmarrë veprime të papërgjegjshme që provokojnë tensione.

“Sot është e qartë se situata (në Kosovë) por shkon  nga e keqja te më e keqja”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Marija  Zaharova, në një komunikatë me shkrim.

“Po vazhdon koncentrimi i forcave policofre, njësive speciale, automjeteve të blinduara dhe armatimit të rëndë. Civilët po i nënshtrohen dhunës, mes të cilëve ka edhe të lënduar”, thuhet më tutje në komunikatë.

Sipas saj, është Prishtina ajo që po e pengon lëvizjen midis pjesës veriore të Kosovës dhe Serbisë.

Zaharova ka kërkuar që misionet e NATO-s (KFOR) dhe Bashkimin Evropian (EULEX) në Kosovës të veprojnë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Edhe një herë theksojmë – forcat e NATO-s në Kosovë e Metohi dhe misioni i Bashkimit Evropian kanë mandat të plotë për të parandaluar paligjshmërinë, prandaj ato e kanë gjithë përgjegjësinë për mbrojtjen e civilëve dhe për garantimin e paqes dhe të sigurisë”  ka thënë ajo.

“Është koha që ndaj administratës në Prishtinë të ushtrohet presion i fortë për të tërhequr forcat e policisë nga veriu i Kosovës dhe pë të parandaluar eskalimin e situatës në një konflikt të hapur”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Marija Zaharova.

Ky qëndrim i Moskës vjen tri ditë pas vizitës së ambasadorit të Federatës Ruse, Aleksandar Botsan Kharçenko, në zonën kufitare me Kosovën dhe pranë vendkalimit kufitar në Jarinjë. Ai i ka vizituar njësitë e ushtrisë serbe në këtë zone dhe është takuar me një grup serbësh që poprotestojnë në anën serbe të kufirit kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciptrocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Ambasadori rus i ka akuzuar autoritetet e Kosovës per tensionimin e situatës në veri dhe ka shprehur mbështetjen e Moskës për Serbinë.

(r.m.)