Moska reagon ndaj deklaratës së Blinkenit për dërgimin e trupave ruse në Kazakistan

Moskë, 8 janar 2022 – Moska reagoi ashpër të shtunën ndaj deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken lidhur me trupat ruse në Kazakistan.

Blinken tha të  premten se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë nga vendi trupat ruse që janë dërguar atje pas gtrazirave të dhunshme.

“Historia na meson se kur rusët hyjnë në një vend, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh të largohen,” tha zoti Blinken.

Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti “fyes” këtë koment të Blinkenit.Ajo tha se Blinken, në vend të që bëjë deklarata të tilla, “duhet të kujtojë ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.

Ministria tha se dërgimi i trupave në Kazakistan është një përgjigje ndaj kërkesës legjitime të Kazakistanit për mbështetje nga Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive, një aleancë e shteteve ish-sovjetike që përfshin Rusinë.

Ndërhyrja në Kazakistan vjen në kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin lidhur me krizën e Ukrainës.

Rusia ka dislokuar një numër të madh trupash pranë kufirit me Ukrainën, por mohon se ka në plan të ndërhyjë ushtarakisht, siç paralajmëron Kievi.

(r.m.)

Comment

*