MREKULLIA E FESTES TEK SHKOLLA SHQIPE “GJUHA JONE” NE FILADELFIA, NE PERFUNDIM TE VITIT SHKOLLOR 2020-2021

 

Nga: Tajar Domi 

Gjithcka e bukur, si nё vendin ku u organizua aktiviteti, motin e shkёlqyer qё na shoqёroi, nё numrin e pjesёmarrёsve, nё atmosferёn festive si dhe nё mesazhet e fёmijve qё u pёrcollёn nёpёrmjet recitimeve e kёngёve tё shumta. Kёshtu ishte organizimi i pёrfundimit tё vitit shkollor 2020 – 2021, nё shkollёn shqipe mё jetё gjatё dhe mё tё organizuar nё diasporёn amerikane, e cila qё nga 7 marsi 2004 cdo vit vetёm rritet nё cilёsinё profesionale tё mёsueseve e nё numrin e nxёnёsve qё e frekuentojnё. Eshtё fjala pёr atё me emrin aq tё dashur “Gjuha Jone” nё qytetin e Filadelfias, e cila gjatё 18 viteve organizohet e drejtohet nga shoqata atdhetare – kulturore “Bijte e Shqipes” kёtu. Rreth 700 fёmijё tё komunitetit shqiptar, gjatё kёtyre viteve janё ulur nё bankat e kёsaj shkolle si nxёnёs tё saj duke mёsuar gjuhёn, historinё e kulturёn tonё kombёtare. Por ky vit shkollor qё u mbyll, do tё kujtohet nga mbarё bota, edhe si viti mё i vёshtirё nё cdo sektor tё jetёs pёrfshirё arёsimin. Kjo pёr shkak tё Pandemisё qё pllakosi njerёzimin nё cdo cep. Ndёrsa pёr ne, pёr shkollёn shqipe “Gjuha Jone”, pёr shoqatёn “Bijte e Shqipes” pjesё e tё cilёs ёshtё edhe shkolla, ky vit ishte po aq i suksesshёm sa edhe cdo vit tjetёr. Sigurisht tё vecantat e punёs e vёshtёrsitё qё u hasёn ishin tё mёdha, por me pёrpjekjet e tё gjithёve sё bashku, u kaluan me sukses. U sigurua vazhdimёsia e rregullt e mёsimit online nё tё 5 klasat dhe numri i nxёnёsve qё morёn pjesё ishte mё i madh se ai i viteve tё tjera, por me njё shtrirje tё gjёrё e jo vetёm nga Filadelfia. Patёm nxenёs nga Masachusta, Nju Xhersi, New Yorku, Marylandi, California, Chikago etj. Pёr herё tё parё kёtё vit shkollor u hapёn dy klasa tё para me nga 11 nxёnёs secila. Nё total nga klasa e parё deri nё tё pestёn ndoqёn mesimet 60 nxёnёs dhe pёr to u angazhuan 6 mёsuese, tё cilat sfiduan cdo vёshtёrsi tё mёsimit pёr herё tё parё me google classroom duke e prezantuar veten shumё tё afta e tё pёrkushtuara nё profesionin e tyre. Realizimi i suksesshёm i gjithckaje qё lidhet me shkollёn e kёtij viti pati ndihmёn, interesimin e kontributin e madh tё prindёrve tanё qё u bёnё njёsh me nxёnёsit nё shtёpitё e tyre duke ndjekur orёt e mёsimit tё gjuhёs shqipe. Por nuk mungoi edhe ndihma e tё rinjve tё shkolluar nё komunitet si Megan Pajollari qё dhuroi 10 laptop me tё cilёt punuan mёsueset, ing. elektronik Miri Cena qё instaloi programet e nevojshme kompjuterike, Orela Suku e cila menaxhoi programin Google Classroom si dhe ndjekja e vazhdueshme e ecurisё javore nga kёshilli drejtues por vecanёrisht nga kryetari i shoqates z. Bujar Gjoka, N/kryetares Rudina Bani e pёrgjegjёsi per shkollen z. Llazar Vero.

Kёshtu, me njё punë voluminoze e tё gjithanshme por tё suksesshme tё prindёrve, nxёnёsve, mёsuesve e drejtuesve te shoqatёs, erdhёm sot me datё 5 qershor 2021, nё ambjentet e Qendres se Re tё shqiptarёve nё Filadelfia (akoma e pa restauruar) pёr tё festuar kёtё ngjarje te rёndёsishme per shkollёn shqipe e pёr tё gjithё komunitetin.

 

  1. Fillimi plot emocion e gёzim sё bashku:

Nga organizatorёt ishin marrё masat e duhura pёr njё pjesёmarrje me rreth 200 veta. Prandaj gjithcka do tё zhvillohej nё bahcen tonё, kaq tё bukur e tё dashur per ne. Tavolinat, karriket, stolat e nevojshёm nё orёn 11:00 para dite, ishin vendosur nё vendin e duhur nёn hijen e jeshiltё tё pemёve drunore qё rrethojnё ngado. Ndёrsa nё ball ishte tavolina e mёsuesёve pёr tё cilat sot ishte dita e fundit e kёtij viti, por edhe prova e suksesit tё punёs njё vjecare, para njё pjesёmarrje si asnjёherё tjetёr. Grupi muzikor, drejtuar nga mёsuesi i muzikёs tё shkollёs z Renaldo Ramo, fillon tё kёndojё Himnin tonё kombёtar, ndёrsa gjithkush qёndronte nё kёmbё e shoqёronte me zё tё ulёt atё. Flamuri shqiptar dhe ai amerikan valviteshin sic do dite tjetёr nё bedenat e katit tё dytё tё ndёrtesёs, pamja e sё cilёs tё kujton kёshtjellat shqiptare tashmё objekte muzeale me historinё brenda. N/kryetarja e Shoqatёs e njёkohёsisht mёsuese e klasёs sё tretё znj. Rudina Bani deklaron hapjen e aktivitetit, dhe menjëherë para të pranishmëve vet prezantohen dy drejtuesit e programit shkollor, një vajzë e një djalë me një gjuhë të përsosur shqipe, nxënës të klasës së katërt, të dy të lindur ne Amerikë.

Tё dy simpatik, energjik e tё aftё tё drejtojnё spektakle edhe mё tё mёdha.

Dёshiroj tё jap pёr lexuesin sa mё shumё informacion pёr emrat, ligjёrimet e poezitё e cdo nxёnёsi qё ishte I angazhuar nё kёtё program, dhe ai (lexuesi) tё jetё vlerёsuesi I rezultatit qё ёshtё arrirё. Prandaj ndoshta leximi I shkrimit mund t’ju marre kohё, por mendoj se do ja vlejё.

Vogёlushja shtat hedhur, me flokё bjonde prezantohet: Une jam Jona Hajrullahu. Prindёrit e mi janё nga Kosova kreshnike e Isa Boletinit, Adem Jasharit, Azem e Shote Galicёs, Sef Koshares, Sulejman Vokshit, Ibrahim Rugovёs e qindra heronjve tё tjerё. Por pёrse prindёrit e mi zgjodhёn emrin e detit Jon? Dhe menjehёre vazhdon:

Jam Kosova, Lugina e Malesia

Po jam Iliria, Myzeqeja e Laberia

Jam Dardania ku fluturon Shqiponja

Jam historia me Ballin me tri shkronja

E rritun me pushk’ e me Flamur

Vdes e nuk dorёzohem kurrё

Emrin kam Kosove, mbiemrin Shqiperi

Jam Jona, Adriatik e jam Cameri.

Prindёrit e mi, babi nga Prishtina e mami nga Gjilani, megjithёse nё Amerikё kanё 17 vjet qё kanё ardhur, nё shpi ashtu si edhe gjyshёrit me flisnin vetёm shqip dhe mё rrёnjosen thellё nё mendjen time qё jam shqiptare e duhet tё flas vetёm shqip. Para dy vitesh fillova tё studjoja nё shkollёn shqipe tё Filadelfias sё bashku me vёllain tim Rronin. Kёshtu, shqipja ime u bё mё e qartё, mё e bukur dhe falendёroj sot prindёrit, mёsuesit dhe shokёt e klasёs time.

Pas duartrokitjeve tё shumta, radha i vjen djalit po ashtu shtat hedhur e simpatik:

Une jam Daniel Budo. Prindёrit e mi janё tё dy nga Fieri. Dija fare pak pёr vendlindjen e prindёrve tё mi. Para se tё shkoja nё Shqipёri, pyeta gjyshin tim tё mirё te mё fliste pёr kёtё qytet. Ai mё tha: Ne Fier e Myzeqe, lind dielli pёr komb e atdhe. Babai mё tregoi qё Fieri ёshtё qyteti I njerёzve tё mirё, tё urtё, tё palodhur, ёshtё qyteti I intelektualёve. Mё pas, Danieli vazhdon:

Vrapo ne fushёn e Fierit

Tё prek vesa e mengjesit

I afrohesh Apollonisё

Qytetit te vjeter te Ilirisё.

Kam kater vite qё ndjek shkollёn shqipe, ndёrsa vitin tjetёr do tё jetё I fundit.Mbaj mend klasёn time tё parё. Dija tё flisja shqip, pasi prindёrit e gjyshёrit e mi ishin tё kujdesshёm e fanatik ne drejtim tё gjuhёs. Por nuk dija tё  shkruaja e as tё lexoja. Mёsuesja ime e klasёs sё pare, Irini, nuk u lodh e nuk u mёrzit kurrё por me durim na mёsoi tё shkruanim e tё lexonim shkronjat e fjalitё e para. Nё kёto katёr vite mёsova shumё jo vetem nga gjuha, leximi por edhe nga kultura e historia e kombit tim. Kam pёrsosur gjuhёn e Naimit, Asdrenit, Cajupit e Mjedes, gjuhёn e gjyshёrve tё mi, gjuhёn e nёneёs time.

Pёrsёri duartrokitje shoqeruar me thirrjet “Ju lumtё”, “Ju lumtё”!

Mes kёtyre duartrokitjeve, Danieli fton pёr njё pёrshёndetje kryetarin e shoqates “Bijtё e Shqipes”, z. Bujar Gjoka, I cili pasi falenderoj pjesmarrёsit e shumtё , nxёnёs, mёsuese, prindёr e bashkatdhetar tё tjerё tё pranishёm, bёri njё prezantim tё shkurtёr tё vёshtirёsive e pёrpjekjeve qё u bёnё gjatё kёtij viti shkollor pёr tё mos u ndёrprere asnjё ditё mёsimi e pёr tё qёne edhe mё I suksesshёm se ato tё shkuar. …Ne mund tё flasim shumё sot, u shpreh z. Gjoka, por mendoj qё radhen t’ua lёme nxёnёsve pёr tё na kёnaqur me zёrin e tyre tё ёmbёl, kёngёt e recitimet e tyre.

 

 

  1. Tashmё koncerti ka filluar:

Nga klasa e pare A, me mёsuese znj. Mimoza Bello, janё vogёlushet Natasha Koroveshi 7 vjec nga Berati, Melisa Dede, Kenza Mirena 5 vjec nga Kosova, Cielle Velja 6 vjec nga Tirana, Lukas Omeri 9 vjec nga Patosi e Ardit Hoxha 5 vjec nga Peshkopia, qe hapin kёtё koncert tё shumё pritur, pas pandemik. Secili me fjalёt e tij /saj tё ёmbla prezantohet me disa vargje nga poezitё fёminore, bukur e mjaft lirshёm.

Pas tyre vjen grupi I klasёs sё parё B, me mёsuese znj. Irini Zenelaj, disa prej tё cilёve sё bashku me prindёrit kishin udhёtuar nga shtetet e tjera tё Amerikёs, pёr tё marrё pjesё fizikisht nё kёtё bukuri manifestive. Ata ishin vogёlushet kushёrira, Rea dhe Aurora, si dhe vёlla e motёr Danieli e Sofia. Sytё e tyre u shkёlqenin nga gёzimi, ndёrsa prindёrit shumё tё kёnaqur falenderojnё me zemёr mёsueset dhe shoqatёn “Bijte e Shqipes” qё bёne tё mundur shkollimin online pёr mёsimin e gjuhёs tonё. Tre nxёnёs tё tjerё tё kёsaj klase, Flavia Semanjaku, Erdi Billa dhe Enesa Mirena ishin pёrgatitur e recituan poezinё “I dashur Atdhe” e mё pas kёnduan sё bashku kёngёn “Gjuha Jonё”, tё shoqёruar me kёnaqёsi prej mёsueses sё tyre e publikut.

Mesuese Rajmonda Bardhi, me njё kontribut tё gjatё nё shkollёn shqipe, kёtё vit ka mbuluar klasёn e dytё. Nxёnёsit e saj sot do te prezantohen me njё kolazh tё bukur poezish, kushtuar gjuhes, historisё e atdheut tonё.

Nxёnёsja Arba Maja krijoi emocione me vjershёn e A.Zako Cajupit “Ku kemi lerё”:

Ne c’vend kemi lerё?

ku na bёjnё nder?

Nё Shqipёri …

Nxёnёsja Izabela Plaku, me vjershёn “O trima luftetar” I vazhdoi emocionet tona:

O trima luftёtar,

Ju bijtё e Skёnderbeut,

Kёrkoni ju shqiptare,

Lirinё e memedheut….

Ndёrsa Devin Pane, nxёnёs i po kёsaj klasё me vjershat “Mёmёdheu” dhe “Sa tё dua Shqipёri”, gjithcka e realizoi bukur. Vargjet e pavdekshme pёr mёmёdheun, I dilnin plot forcё nga zemra e vogёl:

Mёmёdhe quhet toka,

Ku mё ka rёnё koka,

Ku jam rritur me thёrrime,

Ku kam folur gjuhёn time.

 

Klasa e tretё me mёsuese Rudinёn, kishte tёtё nxёnёs. Cdo tё dielё tё vitit kanё lexuar histori tё shkurtёra pёr heronj por edhe pёr njerёz tё zakonshёm, kanё treguar pёrralla e gjeagjёza, kanё kёnduar shqip, kanё hedhur nё fletore kujtime tё ndryshme e udhёtime tё vecanta, kanё avancuar me mёsimin e gjuhёs shqipe edhe mё shumё. Sot ata sollёn dicka tё vecantё: Improvizuan dhe luajtёn nё grup pjesёn “Pjata e drurit”, nёpёrmjet tё cilёs pёrcillej mesazhi I dashurisё sё madhe qё fёmijtё ndjejnё pёr gjyshёrit, si pjesё e pandarё e jetёs nё familje. Prindёr tё dashur, kujdesuni pёr gjyshёrit tanё tё mirё sot, qё nё tё kujdesemi pёr ju njё ditё, – kjo ishte thirrja e fёmijve interpretues nё fund tё kёsaj pjese tё bukur.

Si tё ishin aktor tё teatrit, qё loja e Nolanit, Arberit, Kleas, Visit, Amelias, Emily, Jaydenit dhe Enidit, tё cilёt u pёlqyen dhe u ndoqёn me shumё interes nga publiku.

 

 

  1. Klasa Jonё

E dini kush e ka radhёn tani? – thotё Jona duke u drejtuar nga publiku.

Sigurisht klasa jonё, klasa e katёrt e shkollёs “Gjuha Jonё”, ndёrhyn natyrshёm Danieli. Jemi mё tё rritur dhe jemi pёrpjekur shumё qё tё mёsojmё gjuhёn shqipe. Sё bashku me mёsuesen tonё tё mirё e punёtore Adelina Muzhaqi kemi lexuar tregime, kemi shkruar hartime, kemi mёsuar pёr historinё e tё parёve tanё …, dhe Danieli vazhdon:

Cka na fliste zemra,

E qёndisen shkronjat,

Gjuhёn qё kish nёna,

Trashёgojnё shqiponjat.

Mёsuam pёr historinё e njё kombi tё vogёl, por qё ka arritur lirinё e pavarёsinё me shumё mund, gjak e sakrifica …, thotё Jona. U njohёm dalёngadalё me trimёritё e atyre njerёzve qё kanё bёrё historinё, tё heronjve. Mёsuam se jemi pasardhёs tё Skёnderbeut, Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Mё tej Jona vazhdon:

Gjersa gjaku na bashkon,

Gjuha shqipe nuk calon,

Rreze drite nё dritare,

Gjuhё e bukur, gjuha amtare.

Vazhdojnё me radhё recitimet e bukura tё nxёnёsve tё klasёs sё katёrt:

Kristina:

            Si rrahjet e zemrёs qё na mbajnё gjallё,

            ёshtё gjuha e nёnёs, na quan shqiptar.

Laura:

            Drita qё jep dituria,

            Ngjan si hёnё, ngjan si diell,

            Ku ndricohet gjithёsia.

Bora:

            Si njё tufe me flutura,

Dale nga Manastiri,

Motёrza tё bukura,

Shkronjёza floriri.

Rroni:

Krahё hapur Tirana,

Prishtina me mall,

Shkupi, Cameria,

Kudo jane shqiptar.

Egerti:

Sot shkёlqejnё fjalёt tona,

Porsi xixat nёpёr zjarre,

Kudo shpёrthen jehona,

Te nderojmё ty, Gjuhё amtare.

Nikolas:

…Ty asgjё s’ta mbushka syrin,

As kjo pemё, as ky gur,

Mё nё fund moj trimёrore,

Bёrё cerdhen nё flamur.

Heneida:

…Se per mua o Atdhe,

Je njё lule kaq e vyer,

Sa nuk gjendet pёrmbi dhe,

Shpirtin tim per ta ushqyer.

Meritonin sigurisht duartrokitje tё furishme, falenderim e vlerёsim sё bashku me mёsuesen e palodhur tё tyre, znj. Adelina.

Klasa e pestё, kёtё vit ёshtё klasa me numrin mё tё vogёl tё nxёnёsve. Tre vajzat e kёsaj klase kanё ndjekur mёsimet prej 5 vitesh, e nga viti nё vit kanё shtuar njohurite e tyre. Nuk u lodhёn kurrё dhe u pёrpoqёn qё tё jene model edhe pёr nxёnёsit e klasave tё tjera. Sigurisht sё bashku me to nё vitet e mёparshme ishin edhe tё tjera bashkmoshatare, por qё pёr arёsye tё ndryshme nuk arritёn ta pёrfundojnё deri nё fund ciklin e plotё 5 vjecar tё shkollёs.

Mёsuesja Ermira Tusha, erdhi me nxёnёsen Maggie Cejne e cila solli poezinё e Ismail Kadares “Ra si yll po s’u shua”, ballada e princeshes Argjiro.

 

Pas pёrfundimit tё prezantimit tё kёtij koncerti, kёnga dhe vallja shqip jehon nё ambjentin festiv tё krijuar. Pica party me pije tё ndryshme pёr tё gjithё pjesёmarrёsit, biseda me njeri tjetrin, urime nxёnёsve dhe mёsueseve, foto tё shumta per tu kujtuar vazhdimisht, si njё sfidё e suksesshme qё iu bё vitit tё kovidit qё shpresojmё te ketё ikur tashme. Si kudo, edhe shkolla jonё shqipe, gjatё kёtij viti ndryshoi shumё nga rutina e mёparshme e punёs, duke mёsuar gjёra tё reja. Tё gjithё sfiduam veten, duke u pёrpjekur tё realizojmё qёllimet e arritjet tona. Aktiviteti i sotёm tregoi se tashme shkolla shqipe “Gjuha Jonё”, ёshtё konsoliduar nё shumё anё e nuk mund rrёshqas nё asgjё, por do te vazhdoje te sherbeje ne trashegimine e gjuhes e kulturёs tone kombёtare nё komunitet. Edhe pse nuk u pёrqafuam me njёri tjetrin si zakonisht, aktiviteti I sotёm tregoi sё tё gjithё jemi bashkё. Tё gjithё, por vecanёrisht nxёnёsit, presin me padurim,  qё tё jemi atje nё shkollё fizikisht vitin e ri shkollor  pёr tё vazhduar mёsimin e gjuhёs, kulturёs e historisё tonё kombёtare, pёr ti cuar pёrpara arritjet e komunitetit tonё duke I dhёnё emrin e merituar nё morinё e komuniteteve tё tjera qё pёrbёjnё popullsinё nё qytetin e Filadelfias, e nё tё gjithё Amerikёn.

 

Filadelfia, me 5 Qershor 2021 

 

 

 

 

Comment

*