MSH: 6 humbje jete dhe 501 qytetarë pozitivë nga COVID-19 në 24 orë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd.
Janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar në 24 orë 575
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3042

Testime totale 1,243,246
Raste pozitive 175,664
Raste të shëruara 166,009
Raste Aktive 6,872
Humbje jete 2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3015
Durrës 839
Fier 707
Shkodër 552
Vlorë 325
Elbasan 320
Lezhë 255
Berat 228
Gjirokastër 210
Kukës 156
Korçë 142
Dibër 123