Mundësi regjistrimi në kursin e gjuhës shqipe në Itali

Universiteti popullor i Romës organizon “Open Day” në datën 11 nëntor nga ora 10:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë ata që janë të interesuar mund të marrin pjesë në këtë aktivitet dhe të regjistrojnë fëmijët në kursin e gjuhës shqipe.

Gjithashtu do jetë e mundur të njiheni me vullnetarët e Besës, didaktikën, mësuesen dhe ata që na ftojnë.

Universiteti popullor i Romës është qendra më e madhe e të mësuarit gjatë gjithë jetës në Itali. Në këto ambiente ofrohen kurse, seminare, udhëtime, certifikime gjuhësore që nga viti 1987.

Diaspora.al

Comment

*